AlbanianSport.com 17.01.2015 20:15
ASNN – Rreth 23 trajnerë nga Kosova po marrin pjesë në kursin “UEFA A”, i cili po mbahet në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Shqipëri. Lajmin e ka bërë të ditur vetë shefi i Sektorit të Edukimit në Federatën Shqiptare të Futbollit, Astrit Maçi.
“Ka nisur në fillimin e kësaj jave dhe do të vazhdojë përreth një muaj me intensitet të lartë mësimdhënie (paradite dhe pasdite), kursi “UEFA A” me 23 trajnerë nga Kosova, të cilët kanë përfunduar më parë kursin “UEFA B” në FSHF”, – deklaroi Maçi.
Ky kurs është pjesë e programit që ky sektor ka përgatitur dhe ka planifikuar për vitin 2015. Ky sektor organizon edhe kurse tjera gjatë gjithë vitit. Kjo padyshim është një mundësi ideale për trajnerët kosovarë.