22 vjet pritje, Besim Hasani dhe e ardhmja e Kosovës Olimpike (III)

Share Button

BesimHasaniKOK-Asambleja-bardhezi

Nga Klodeta Gjini 20.10.2016 17:05

Telefonata e presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës dhe si u prit pranimi: “Shpërthyen lotët e gëzimit. Mezi arrita ta falënderoja Tomas Bahun”. Besim Hasani, presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, ka ardhur në një rrëfim të veçantë për “Sport Ekspres”, të cilën e ka sjellë rekordmenia e kërcimit së larti në atletikën shqiptare, por njëkohësisht dhe Mjeshtra e Madhe, Klodeta Gjini.

Një luftë e madhe jo vetëm me ndërkombëtarët, por edhe me Serbinë, e cila që pas vdekjes së Titos e deri në bombardimet e NATOS më 1999 i ndaloi gjithçka kosovarëve; arsimin, edukimin, kulturën e sportin. E më pas nis një jetë ndryshe, sërish luftë në njohjen e pavarësisë si shtet, në njohjen e Federatave Sportive Ndërkombëtare. Për të mbërritur më pas në njohjen përfundimtare të Komitetit Olimpik të Kosovës më 22 tetor 2014.

E Kosova duke marrë pjesë në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016” është shteti i njëqind që radhitet në listën e medaljeve, sepse Majlinda Kelmendi, xhudistja e peshës 52 kg, ka sjellë të artën e parë. Ja dhe rrëfimi i presidentit të Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, të cilin AlbanianSport.com jua ka sjellë në 3 pjesë, të martën, të mërkurën dhe të enjten dhe sot është pjesa e tretë dhe e fundit.

 

Vijon nga dje

 

– Kosova për herë të pare në “Rio 2016” në një nivel të lartë përfaqësimi, si po punohet për të ardhmen?

– Vazhdimësia në organizimin e sportit duke filluar që prej 1991, edhe pse në kushte të improvizuara, na dha mundësinë të kishim një vazhdimësi pune. Krijoi kushtet të ishim të përgatitur deri në një farë mase për të marrë pjesë në garat ndërkombëtare. Në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”, Kosova parakaloi me flamurin e saj para një audience me mbi pesë miliardë njerëz. E kjo ndikoi në forcimin e imazhit të Kosovës. Kulmi ishte dhe arritja e medaljes së parë të artë me Majlinda Kelmendin në peshën deri në 52 kg në xhudo. Kjo medalje e renditi Kosovën në shtetin e njëqindtë që fiton një medalje ari.

 

– Cilat janë objektivat e ardhshme si Komitet Olimpik Ndërkombëtar?

– Në ciklin e përgatitjeve të ardhshme për Lojërat Olimpike synimi ynë është që çdo organizatë sportive, por dhe Komiteti Olimpik i Kosovës, të menaxhojë veten në mënyrë strategjke. Për të arritur këtë objektiv duhet të punojmë për rritjen dhe krijimin e kapaciteteve të burimeve njerëzore në mënyrë që hapi i dytë të jetë nxitja e palëve të interesit për organizatat sportive. Kjo do të sjellë që të gjithë së bashku dhe secili më vete duhet të hartojmë plane strategjike. Kam besim se realizimi i këtij hapi do ta ngrejë në një nivel akoma më të lartë të gjithë sistemin sportiv në Kosovë. Sepse kështu do të ndikojë në krijimin e një ambienti të përshtatshëm për identifikimin e hershëm të talenteve, zhvillimin e tyre dhe më pas shkëlqimin në arenën ndërkombëtare.

 

– Si e keni menduar ndërthurjen dhe bashkëpunimin midis atletëve brenda dhe jashtë Kosovës?

– Sportistët e Kosovës janë imazhi i saj. Nëpërmjet tyre bota na vlerëson. Sjellja dhe qëndrimi i tyre janë demonstrim i kulturës sonë para, gjatë dhe pas garave. Mendoj se krahas paraqitjes së tyre një rëndësi të veçantë ka dhe sjellja e tyre. Sportistët e Kosovës së pari duhet të mësojnë të respektojnë veten, por dhe kundërshtarin e tyre.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh