AlbanianSport.com 28.10.2016 12:30
ASNN – Por, kush është ky sportist që me vlerat e tij të padiskutueshme po nderon veten dhe kombin në çdo kampionat si brenda, ashtu dhe jashtë vendit? Marsel Vangjeli është i datëlindjes 16 qershor 1994, lindur e rritur në Tiranë. Djali i dytë i një familje me origjinë vlonjate. Që në moshën 14-vjeçare atij i pëlqente sporti i vështirë, por i bukur i “Body-Building”-ut.
Çdo ditë, pasi mbaronte detyrat e shkollës për të nesërmen, shkonte në palestrën e shkollës, atje ku bënte stervitje të vazhdueshme. Duke parë dëshirën e djalit të tyre dy prindërit, Dhimitri dhe Dallëndyshja, nuk u bënë pengesë, por përkundrazi e nxitën të ecte në këtë rrugë. Por porositë e tyre dhe të instruktorit ishin të prera, disiplinë e punë dhe njëkohësisht larg veseve.
Dhe këto djaloshi i ri i ndoqi me rigorozitet e përpikëri. Pasi mbaroi shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera, studioi për Menaxhim-Biznesi. Djali i ri, kurajoz e sistematik, studionte dhe stërvitej. Tashmë ai po korrte frytet e përgatitjes së vazhdueshme në palestër. Djersët “lumë” nuk i kishin shkuar kot. Tani, ai çunaku trup gjatë, kishte arritur në 1 metër e 84 cm dhe peshon 95 kg.
Ai është një i ri me trup plotë muskuj dhe debuton pa frikë në çdo Kampionat. Tre herë kampion i Shqipërisë në “Body-Building”- dhe një herë në atë të Ballkanit më 22 tetor 2016.