AlbanianSport.com 03.02.2017 09:35
ASNN – Niveli i dytë i Kampionatit Kombëtar të Futbollit, që njihet ndryshe si Kategoria e Parë, rikthehet sot në fushën e blertë, për herë të parë këtë vit, me ndeshjen e parë të javës së 14-të të grupit B, apo Grupit të Veriut, atë midis Tomorit dhe Pogradecit, që do të luhet në Berat.
Kjo ndeshje, që do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 13:00, vë përballë dy skuadrat e mesit të renditjes së këtij grupi, me beratasit të 5-ët, në kuotën e 19 pikëve, dhe pogradecarët të 6-ët, me 5 pikë në pak. Të dyja skuadrat kanë shijuar vetëm një fitore në 5 përballjet e fundit në kampionatin e këtij sezoni.
Ndeshjet e tjera të grupit B, por edhe ato të grupit A, apo Grupit të Veriut, luhen të shtunën, duke nisur nga ora 14:00, me përjashtim të sfidës Dinamo-Sopoti, që do të luhet një orë më herët dhe do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar. Kjo ndeshje është e vlefshme për grupin B, ku të dyja skuadrat ndajnë vendin e 7-të dhe të 8-të, me nga 13 pikë secila.