Gjergj Vyshka 27.12.2016 17:05
Sezoni 2015-2016 ka kurorëzuar Flamurtarin dhe Vllazninë “kampion” kombëtar për të rritur, sikurse Superior Klimën “kampion” për paratëreja e të rinj dhe Vllazninë për të reja. Por mbi të gjitha kulmi ka qenë pjesëmarrja e të gjitha kombëtareve të moshave në Kampionatet Evropiane, ndërsa aksioni për verën e basketbollit, shpallur nga presidenti Avni Ponari, ka shënuar dhe rezultatet e tij.
Antonis Konstantinides, qiprioti i kombëtares së të rriturve, së bashku me amerikanin Brodus do të shënonin kulmet për këtë përfaqësuese, e cila arrin që Eliminatoret e Evropianit t’i mbylli me fitoren e 17 shtatorit 2016 në Tiranë, 72-65 ndaj Sllovakisë. E tashmë kjo kombëtare me këtë grup përballë Australisë dhe Holandës premton rezultate pozitive në Eliminatoret e Botërorit.
Përfaqësuesja e femrave, edhe pse i ka humbur të gjitha ndeshjet e saj me Britaninë e Madhe, Italinë dhe Malin e Zi, ka treguar se ka shanse për më mirë. E mandej pjesëmarrja e Tiranës në Ligën Ballkanike, e cila deri më tani ka fituar tre ndeshje dhe ka humbur pesë, shënon rritje e lojës së koshit. Ndërkaq, në volejboll, Studenti dhe Barleti Volej ishin fituesit absolutë.
Të dy skuadrat morën trofeun e kampionatit, të Kupës së Shqipërisë dhe Kupës së Federatës për sezonin 2015-2016. Dhe për femra vijon të dominojë Barleti Volej, kurse tek meshkuj është kthyer Partizani. Pjesëmarrja në Ligën e Evropës, ndërsa kombëtarja e femrave fitoi 3-2 me Poloninë e Bjellorusinë ishin majat më të larta të sportit të rrjetës. Për rrjedhojë erdhën dhe lëvizjet e para, Sava Thaka në Poloni e Erblina Bici në Itali.