11 vende të Evropës përfaqësohen në 16 skuadrat që siguruan kualifikimin

Share Button

AlbanianSport.com 22/02/2019 12:05

ASNN – Pas ndeshjeve të luajtura të enjten në mbrëmje në kuadër të turit të 32-shes së Ligës së Evropës, janë përcaktuar edhe ekipet që vijojnë më tej në këtë veprimtari, pra në turin e 16-shes. Natyrisht, edhe në këtë veprimtari, sikurse dhe në Ligën e Kampioneve, “ligjin” e bëjnë ekipet e kampionateve të mëdha elitare në Evropë, por kryesisht ato spanjolle.

Kjo pasi në garë për trofeun është Sevilja, Valencia dhe Vijareali, të 3 skuadra pretendente për trofeun. Natyrisht, edhe Anglia përfaqësohet me dy skuadra shumë të forta, të tilla si Çellsi dhe Arsenali, që kanë potencialisht mundësinë për të marrë kurorën e kësaj veprimtarie, e dyta më e rëndësishme në kontinent pas Ligës së Kampioneve.

Italiane (Serie A) janë dy skuadra, të cilat pretendojnë të marrin trofeun dhe kanë realisht shanse. Është Interi dhe Napoli, megjithëse rrugëtimi i tyre deri tani është paksa me fat sepse shorti ishte relativisht i lehtë për ta.  Nga ekipet gjermane është vetëm Eintrahti i Frankfurtit, që ia doli të jetë ende në garë, kurse nga Liga 1 e Francës është Rena.

Kuptohet, në garë do të vijojnë të jenë edhe skuadra portugeze e Benfikës, Dinamo e Kievit, Dinamo e Zagrebit, Krasnodari dhe Zeniti rus, Sllavia e Pragës, si dhe Salzburgu austriak. Me pak fjalë, janë 11 vende të kontinentit të vjetër që përfaqësohen në këtë fazë të Ligës së Evropës.

 

Ja skuadrat e kualifikuara për në turin e 16-shes së Ligës së Evropës:

 

  1. Arsenal
  2. Benfika
  3. Çellsi
  4. Dinamo Zagreb
  5. Dinamo Kiev
  6. Eintraht Frankfurt
  7. Inter
  8. Krasnodar
  9. Napoli
  10. Renë
  11. Salzburg
  12. Sevilja
  13. Sllavia Pragë
  14. Valencia
  15. Vijareal
  16. Zenit Shën Pjetërburg

 

Vendet e përfaqësuara:

 

Spanja                       3

Anglia                                    2

Italia                            2

Rusia                         2

Gjermania                  1

Ukraina                      1

Franca                       1

Austria                       1

Portugalia                  1

Kroacia                      1

Republika Çeke       1

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh