11 futbollistët më të mëdhenj të kombit shqiptar… Zmijani, ai që foli në fushë (IV)

Share Button

AlbanianSport.com 14/02/2019 20:05

ASNN – Futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave vlerësohen sipas shumë treguesve dhe e vërteta është se asnjëherë studiuesit, tifozët, analistët, optimistët dhe skeptikët, nuk merren vesh për më të mirin, jo vetëm për shkak të preferencave personale, por edhe se në kohë të ndryshme futbolli shfaq cilësi të ndryshme dhe natyrisht shpejtësi të ndryshme. E thënë ndryshe, duke bërë një gjykim të caktuar për një futbollist që luan aktualisht në fushë, nuk mund të jesh kaq i përpiktë për të bërë gjykimin e një futbollisti që ka luajtur para 70 apo 80  vjetësh.

“AlbanianSport.com” sjell në vëmendjen e lexuesve disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit të kombit shqiptar. E dimë, lexuesit mund të mos kënaqen me këtë radhitje, aq më pak njerëzit që kanë luajtur vetë futboll dhe mund të kenë preferenca të ndryshme, madje ne as nuk pretendojmë të jemi vlerësuesit më të mirë, por do të përpiqemi të krijojmë një ndarje për efekt radhitjeje, sepse secili prej tyre e shumë të tjerë jashtë listës e meritojnë të jenë të pranishëm këtu.

Para se të dalim në emrat konkretë, duhet të përmendim këtu edhe disa lojtarë që kanë shkëlqyer me talentin dhe lojën e tyre, të tillë si Stërmasi, Gjinali, Dinella, vëllezërit Ballgjini, Çeço, Rragami, Hafizi, Përnaska, Zëri, Minga, Kola, Muça, Petro e Vasil Ruci, Ziaji, Taho, Alimehmeti, Shulku, Skela, Tare, Bogdani, Strakosha, V. Sinani, Muka, Jupi, Salihi e shumë e shumë të tjerë. Të 11 të përzgjedhurit tanë po vijnë për ju çdo ditë përgjatë 11 ditëve në vijim, duke nisur nga e marta.

 

  1. Hysen Zmijani – Mbrojtës që ka folur vetëm në fushë

Ai u lind në Shkodër më 29 prill 1963. Përfshirja e Hysen Zmijanit në këtë listë mund të duket e çuditshme, por jo e papranueshme. E çuditshme sepse në këtë listë mund të kishte edhe lojtarë të tjerë të brezit të tij që kanë spikatur po aq sa shkodrani. Madje dhe Rudi Vata apo Ilir Shulku mund ta kenë këtë pretendim, sikurse dhe shumë mbrojtës të tjerë bashhkëluajtës me Zmijanin.

Por nëse reparti i mbrojtjes duhej përfaqësuar me një emër, Zmijani mund të jetë gjithëpërfshirës. Ka qenë i pranishëm në shumicën e ndeshjeve të mëdha të viteve 80-të dhe pas vitit 1990 ka luajtur edhe jashtë vendit me disa skuadra si në Gjermani dhe në Francë. Në ekipin kombëtar është aktivizuar midis viteve 1984-1995. Zmijani ka qenë lojtari më i spikatur i Vllaznisë në ato vite por edhe i Kombëtares.

Me kuqezinjtë ka luajtur 36 ndeshje dhe ka shënuar dy gola. Nëse ekipi përfaqësues pati disa rezultate të mira, kjo nuk erdhi vetëm se në sulm shënonin Arben Minga, Agustin Kola, Ylli Shehu apo Sokol Kushta, por se në mbrojtje ishte njëherësh një lojtar mjaft efikas dhe me sharm si Hysen Zmijani. Më shumë se kualiteti, Zmijani ka qenë pozicional, ka luajtur shumë ndeshje me përfaqësuesen.

Dhe po e zgjedhim në këtë listë si futbollistin më përfaqësues të mbrojtësve të mëdhenj. Ndoshta në vend të tij mund të ishte Elseid Hysaj, lojtar i Napolit dhe në listën e mbrojtësve të djathtë më të mirë në Evropë për momentin, por në një gjykim të thjeshtë, Zmijani i vitit 1987 mund të luante gjithashtu me një skuadër të madhe evropiane.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh