11 futbollistët më të mëdhenj të kombit shqiptar… Sokol Kushta, heroi i Beogradit (IX)

Share Button

AlbanianSport.com 20/02/2019 20:10

ASNN – Futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave vlerësohen sipas shumë treguesve dhe e vërteta është se asnjëherë studiuesit, tifozët, analistët, optimistët dhe skeptikët, nuk merren vesh për më të mirin, jo vetëm për shkak të preferencave personale, por edhe se në kohë të ndryshme futbolli shfaq cilësi të ndryshme dhe natyrisht shpejtësi të ndryshme. E thënë ndryshe, duke bërë një gjykim të caktuar për një futbollist që luan aktualisht në fushë, nuk mund të jesh kaq i përpiktë për të bërë gjykimin e një futbollisti që ka luajtur para 70 apo 80  vjetësh.

“AlbanianSport.com” sjell në vëmendjen e lexuesve disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit të kombit shqiptar. E dimë, lexuesit mund të mos kënaqen me këtë radhitje, aq më pak njerëzit që kanë luajtur vetë futboll dhe mund të kenë preferenca të ndryshme, madje ne as nuk pretendojmë të jemi vlerësuesit më të mirë, por do të përpiqemi të krijojmë një ndarje për efekt radhitjeje, sepse secili prej tyre e shumë të tjerë jashtë listës e meritojnë të jenë të pranishëm këtu.

Para se të dalim në emrat konkretë, duhet të përmendim këtu edhe disa lojtarë që kanë shkëlqyer me talentin dhe lojën e tyre, të tillë si Stërmasi, Gjinali, Dinella, vëllezërit Ballgjini, Çeço, Rragami, Hafizi, Përnaska, Zëri, Minga, Kola, Muça, Petro e Vasil Ruci, Ziaji, Taho, Alimehmeti, Shulku, Skela, Tare, Bogdani, Strakosha, V. Sinani, Muka, Jupi, Salihi e shumë e shumë të tjerë. Të 11 të përzgjedhurit tanë po vijnë për ju çdo ditë përgjatë 11 ditëve në vijim, duke nisur nga e marta e shkuar.

Kemi hyrë tani në 5-shen më të mirë të historisë së futbollit shqiptar. Nuk është e lehtë të përmendësh emra, sepse shqiptari e ka zakon të jetë kudo i pari, edhe në futboll, por kushtet na detyrojnë të bëjmë një ndarje të drejtë e të pranueshme. Për këtë arsye lipset mirëkuptim. Fundja, emrat që do të radhisim kanë përmasa që nuk mund të atakohen për pozicionimin, sepse e kanë shkruar me talent dhe djersë emrin e tyre në radhët e më të mirëve.

 

  1. Sokol Kushta – A ka lojtar tjetër që i ka shënuar Barcelonës dhe tronditi Beogradin?

 

Një vlonjat i duhej kësaj liste dhe jo vetëm për këtë shkak. Me të drejtë dikush mund të irritohet sepse Kushta nuk ka shënuar më shumë sesa Salihi e ndonjë tjetër. Madje po të ishte për golashënues mund të ishte Erjon Bogdani si kryegoleador i Kombëtares me 18 gola. Kushta ka shënuar vetëm 10, por ka disa tregues bindës pse Sokol Kushta është i përfshirë në këtë listë.

Është e vërtetë që Bogdani ka shënuar shumë në karrierën e tij, por ai nuk i ka shënuar gol Barcelonës. Së dyti, koeficienti i realizimit të Bogdanit në Kombëtare është 0.25 gola për ndeshje, kurse Kushta e ka këtë koeficient 0.35 gola për ndeshje. Bogdani ka shënuar shumë dhe në miqësore dhe ndaj skuadrave relativisht më të dobëta, kurse Kushta ka luajtur në një kohë më të vështirë.

Dhe ka lënë gjurmë në futbollin vlonjat dhe atë kombëtar, duke luajtur madje dhe me klube jashtë Shqipërisë. Nga ana tjetër, Kushta mund të shihet përfaqësues i denjë për një brez mjaft të spikatur, si Minga, Kola, Muça, Ylli Shehu e shumë të tjerë, por edhe si përfaqësues i Flamurtarit të madh të fundviteve 1980-të që shkroi histori në Kupën UEFA, duke eliminuar edhe Partizanin e Beogradit.

E pikërisht ndaj serbëve në vitin 1987, Kushta shënoi atë gol të mrekullueshëm që do të mbetet gjatë në kujtesën e sportdashësve, një gol sportiv por edhe politik. Qoftë dhe për atë çast, ia vlen që Sokol Kushta të jetë në këtë listë. Fundja, kush lojtar shqiptar i ka shënuar Barcelonës përveç tij? Në kohën që eliminoi Partizanin e Beogradit, me serbët në fushë ishte dhe Fadil Vokrri, por u kualifikuan vlonjatët, kjo është një tjetër arsye pse Kushta është më lart në këtë listë. Kombi është ndjerë krenar me golat e tij.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh