AlbanianSport.com 04/02/2019 16:35
ASNN – Shuani kureshtjen, sportet më të çmendura, nga skijimet “në hava” e deri tek futbolli në 5 km. Ka plot njerëz janë të apasionuar pas sporteve ekstreme. Nuk janë shumica, por një pakicë të cilët e kanë sportin ekstrem si adrenalinë për kënaqësinë e tyre. Kuptohet, sportet masive si futbolli, basketbolli, atletika etj, janë për një gamë të gjerë shtresash sociale.
Por kur vjen puna tek sportet ekstreme dhe lojërat që as sporte nuk mund të quhen, ka pak njerëz që e provojnë, kryesisht të “çmendurit”. Por nuk janë vetëm ata, sepse e ndaluara shpesh të tërheq, të jep shtysë ta provosh, nga ana tjetër, një lojë që nuk e ke provuar asnjëherë dhe që e sheh për herë të parë mund edhe të sjellë dimension të ri për talentin.
Në këtë rubrikë, “AlbanianSport.com” do të sjellë në vëmendjen e lexuesve 10 sporte të padëgjuara më parë, sporte ekstreme, të çuditshme, të çmendura, shpesh pa rregulla. Nëse dikush mendon se hokej në akull është një spoort me rrezik të lartë, e ka shumë gabim, sepse sportet që do të rendisim më poshtë nuk kanë shkallë vështirësie, ata janë ekstremisht të rrezikshme.
Madje për shumë specialistë të edukimit fizik ata nuk përfaqësojnë sporte, por lojëra të çmendurish. Në një rend zbritës do të gjeni emërtimet, rregullat dhe vendet ku zhvillohen dhe praktikohen 10 sportet më të çmendura dhe më të çuditshmet që ekzistojnë.
…vijon nga dje
7 – Ski-flying ose ski në fluturim
Vendi i praktikimit: Finlandë
Ky mund të quhet një sport i shkëlqyer, i rrezikshëm por ëndërrimtar. Njerëzit për hir të së vërtetës nuk heqin dorë kurrë nga ëndrra e fluturimit. Ky është një sport që është i vështirë edhe t’i vësh emrin. Një lloj skish në hapësirë, ose një ski në fluturim. Ka një pajisje që e realizon këtë, të quajtur “kitewing” (krah balone), që vendoset në krahët e sportistit, ajo e ndihmon individin të marrë shpejtësi të lartë dhe të fluturojë.
Ajo që e bën interesant këtë sport dhe të frikshëm deri diku, është se askush nuk e di se kur kthehesh në tokë nëse e ke realizuar këtë sport. Edhe pse është një prej sporteve më të rrezikshëm, ka një popullaritet në rritje në vlera të frikshme. Duket se njerëzve u pëlqen të luajnë edhe me jetën.
6 – Tesërbolli fundit – Ose lojtari i fundit me top
Praktikohet në: Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA
E veçanta e këtij sporti është pajisja “taser”, një lloj arme me të cilën pajisen sportistët dhe luajnë me top. Nuk është një top dosido dhe qëllimi i këtij sporti është të vendoset topi në rrjetë. Kjo lojë është e rrezikshme, pasi lojtarët kundërshtarë mund të godasin lojtarin që ka topin me tazerin, një lloj shkopi që të trondit ta shikosh e jo më të të godasin me të.
Por kjo nuk është ajo që duket, hileja është pas saj. Kjo pajisje lëshon energji elektrike deri në 5 miliamper, një energji e mjaftueshme për ta rrëzuar një person në tokë. Nëse “Taserbolli” mund të quhet sport është vetëm se ka një top në qarkullim, pjesa tjetër është panik dhe tmerr.
5 – Hornussen Ose kapja e gomës
Vendi ku praktikohet: Zvicër
Ky nuk është tamam sport, por luftë e vërtetë. Ka dy skuadra me nga 18 lojtarë secila. Vendi ku luhet quhet “katret” dhe është një terren mjaft i gjatë që përfshin të paktën 500 metra. Dy skuadrat pozicionohen në fusha të kundërta dhe e gjithë veçantia e lojës qëndron tek një gomë e vogël e cila quhet hornus dhe lëshohet me fuqi të madhe dhe shpejtësi të madhe nga një shifër po ashtu e madhe.
Hornusi merr shpejtësi të madhe dhe i kalon me shumë lehtësi të 300 metrat dhe kjo e bën atë të rrezikshëm, pasi, nëse i bie një personi në trup, mund t’i shkaktojë dëme mjaft serioze. Ekipi kundërshtar në krahun tjetër të katretit duhet të bëjë çmos që ta kapë gomën e lëshuar pa rënë në territorin e tyre. Lojtarët janë të pajisur me mburoja për të evituar përplasjet dhe dëmtimet.
Nëse ekipi dështon ta ndalojë hornusin, atëherë skuadra që e lëshon atë fiton një raund. Kjo ndodh pasi hornusi është mjaft i vështirë për t’u gjetur dhe rrezikshmëria e lojës është se në rast se hornusi përfundon mbi trupin e një prej lojtarëve, atëherë shkakton dëme që mund të sjellin rrezik për jetën. Ajo që e bën të habitshëm dhe njëherësh interesant këtë sport është se ka një ligë me këtë lloj veprimtarie dhe luhet gjatë një viti të tërë.
4 – Bossaball (Bosejboll)
Vendi ku praktikohet: Spanjë dhe Brazil
Ky sport është një kombinim midis futbollit, volejbollit, trampolinës dhe arteve marciale. Ekipet përbëhen nga 5 lojtarë secili, ku rëndësi merr sulmuesi kryesor që e ka peshën e tij në trampolinë. Kurse rregullat e tjera të lojës janë si tek volejbolli, por e veçanta është se lejohen të gjitha marifetet për të shënuar një pikë.
Pra dikush mund të bëjë zhytje nga trampoline dhe të godasë në fushën e kundërshtarit, mjafton ta bëjë mirë punën e tij. Ky sport në dukje nuk ka shumë rrezikshmëri, por është mjaft i vështirë për të bërë pikë dhe kërkon përgatitje të gjithanëshme në disa sporte. Në duel skuadra fituese është ajo që realizon 25 pikë.
Vijon nesër…