10 dribluesit më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Krujf, Ronaldo & Maradona (III)

Share Button

AlbanianSport.com 29/01/2019 14:25

ASNN – 10 dribluesit më të mëdhenj të të gjitha kohërave, adhuruesit e Kristiano Ronaldos le të zhgënjehen. më poshtë jepen 10 lojtarët më të mirë driblues të të gjithë kohërave. Natyrisht, kjo renditje e “AlbanianSport.com” (e cila po vjen në 4 pjesë dhe sot është pjesa e 3-të) nuk pretendon të kënaqë shijet e secilit sportdashës, pasi dihet që çdonjëri nga ne ka preferencat e veta, por po jep të dhënat për lojtarët që shihen nga një masë e gjerë sportdashësish dhe shumica e specialistëve si driblues klasi, lojtarë të mrekullueshëm dhe me impakt të madh tek sportdashësit.

 

…vijon nga dje

 

  1. Johan Krujf

Arti i futbollit nuk ka limite

 

Johan Krujf ishte pjesë e skuadrës përfaqësuese të Holandës në një epokë të artë të saj, në epokën e futbollit total në fillim të viteve 70-të. Aftësia e tij e pabesueshme është se luante në të gjitha pozicionet që e dëshironte skuadra, pra gjendej kudo. Shumë specialistë e cilësojnë atë si pasuesin ideal të Peles së madh. Shumë gjëra mund të thuhen për Johan Krujfin, por një nga arsyet kryesore pse ai është në këtë listë lidhet jo vetëm me aftësitë e tij të mrekullueshme dribluese, por aftësinë e tij krejt të veçantë për të kuptuar ku janë dobësitë e kundërshtarit.

Duke kuptuar këtë dobësi, ai vallëzonte ndërmjet mbrojtësve kundërshtarë me një lehtësi të admirueshme. Ai shihte me zgjuarsi ku janë korridoret dhe nxitonte të futej në to, për të bërë më pas kthesën pranë pikës së penalltisë ku bënte goditjet fatale për mbrojtjet kundërshtare. Pikërisht kjo kthesë, u quajt “kthesa e Krujfit”. Ishte i ekuilibruar në lëvizje, kontroll magjik të topit, ecte përpara pa u dhënë kundërshtarëve mundësinë se ku do të dilte, qëndrim mahnitës, shpërthim i paparashikuar dhe me saktësi brilante, etj, të gjitha këto të gërshetuara me shpejtësinë, gjë që i jepte avantazhe të padiskutueshme.

Nëse ka një futbollist që ka të gërshetuara talentin e lindur me zgjuarsinë e veprimeve ai është padyshim Johan Krujf. Ndarja e tij nga jeta para pak vitesh ishte një humbje e madhe për futbollin botëror.

 

  1. Ronaldo

Fenomeni brazilian

 

Në Botërorin e vitit 2002 ai ishte simboli i suksesit. Dy herë doli para Oliver Kanit, portierit të famshëm të Gjermanisë dhe e mposhti. Por para se të dilte përballë Kanit, ai kishte siguruar veprime klasi që e bënë mbrojtjen e Gjermanisë, nga më të spikaturat në botë, të dorëzohej pa kushte. Padyshim, braziliani Ronaldo mund të cilësohet si qendërsulmuesi më i mirë i të gjitha kohërave. Shumë specialistë futbolli mendojnë se ai ishte një sulmus i lindur, një driblues i lindur dhe një finalizues i lindur.

Ky futbollist mund të shënonte, të krijonte hapësira, të luante në zona të ngushta e të gjera dhe shpesh falë vullnetit të tij të merrte topin nga mbrojtja e deri në sulm, për të pasur aftësinë të driblojë dhe një skuadër të tërë fillikat i vetëm. Shumë analistë besojnë se Ronaldo Fenomeni mund të kishte qenë futbollisti më i madh i të gjitha kohërave nëse ai nuk do të vuante nga lëndimet e shumta e të gjata. Pra ai mund të kishte bërë akoma më shumë nëse fati do të ishte në krah të tij në momente të caktuara.

Sidoqoftë, gjatë kohës që luajti askush nuk mund të krahasohej me të dhe disa cilësi që arrinin deri në perfeksion i jepnin atij madhështinë e padiskutueshme prej artisti në fushat e lojës. Tre herë fitues i çmimit të lojtari i vitit, janë testament për madhështinë e tij të padiskutueshme. Nëse Brazili fitoi kupë bote në vitin 2002 ishte prej tij dhe fakti që s’e ka fituar ende nga ai vit tregon se nuk ka një lojtar të kalibrit të Fenomenit në vijën e parë sulmuese.

 

  1. Diego Armando Maradona

“Dora e Zotit”, ose “Shën Diego”

 

Shumë njerëz mund të inatosen me këtë renditje të dribluesve më të mirë, pasi me të drejtë mund të pretendojnë që Diego Armando Maradona meriton vendin e parë. A mund të ketë driblues më të madh se ai? Karriera e argjentinasit u ndërtua me madhështi, në kufij midis paqartësisë dhe spektaklit të pakufi. Nëse ka një lojtar që e fitoi i vetëm Kupën e Botës, falë klasit dhe vullnetit të tij, ky është Maradona me suksesin e tij magjik në “Meksikë-1986”. Bota do të flasë përherë për këtë lojtar të papërsëritshëm dhe Botërorin e atij viti.

Kurrë në një kupë bote një lojtar nuk ka shkëlqyer më shumë sesa Maradona i atij viti. Shumë njerëz kanë hedhur dyshime për forcën e tij, ku jo pak besojnë se ai ishte i dopuar. Por për njerëzit kjo ka pak rëndësi, për ta nuk do të ketë më një virtuoz si Maradona, që të marrë për dore një skuadër mesatare dhe ta çojë atë tek trofeu i Kupës së Botës. Ai është adhuruar si zot në Argjentinë, për talentin e tij të padiskutuar, lojën e gjallë dhe plot emocion, madje dhe agresivitetin e tij tërheqës.

Ka pasur studime për Maradonën, madje studime shkencore. Ai ka përdorur qendrën e ulët të gravitetit për të bërë lëvizje të pabesueshme në fushë, rrokullisej gjithë kohës, dilte nga një zonë në tjetrën, depërtonte në korridore ku nuk futej as miza, kontrollonte topin me majën e këmbës, nga brenda e nga jashtë dhe kishte aftësinë të driblonte pa lëvizur nga vendi. Për atë mund të thuhet se “një skuadër e pafuqishme me Maradonën bëhet më e pushtetshmja” dhe nuk është vetëm Argjentina, por edhe Napoli.

Ka dhe një element tjetër që e bëjnë Maradonën të papërsëritshëm. Është goli i tij i shënuar ndaj Anglisë në Botërorin e Meksikës në vitin 1986, ku ai shmangu thuajse gjithë ekipin kundërshtar dhe shënon një gol që do të radhitet si “goli i shekullit”. Në po atë ndeshje, ai regjistroi një rekord të zi, duke shënuar gol me dorë që nuk u pa nga gjyqtari, por vetë ai do ta quante pas ndeshjes “dora e zotit”, një emërtim që iu bë më vonë edhe nofkë personale.

Përfundimisht mbetet unikal dhe ngritja e një kishe në Argjentinë për nder të tij, dëshmon se çfarë popullariteti krijoi Maradona në vendin e tij dhe në mbarë botën.

 

Vijon nesër…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh