AlbanianSport.com 14/01/2024 22:40
ASNN – Reali i Madridit fiton Superkupën e Spanjës. Shpartallon Barcelonën 4-1 në finalen e Rijadhit, Vinisius Zhunjor shkëlqen me 3-golësh. Superkupa e Spanjës ka zhvilluar të dielën finalen e saj, që u zhvillua në Arabinë Saudite. Dhe Reali i Madridit ka mposhtur Barcelonën 4-1 dhe ka bërë të vetin trofeun e parë të sezonit në futbollin spanjoll. Kështu, Realit i Madridit ka fituar me rezultatin e thellë, 4-1 të dielën në mbrëmje ndaj Barcelonës, në ndeshjen finale të Superkupës së Spanjës që u zhvillua në Arabinë Saudite.
Në fakt, përtej një nisjeje të barazpeshuar, një vendosje e gabuar në mbrojtje e katalanëve u dha mundësi madrilenëve të zhbllokojnë rezultatin në minutën e 7-të kur Vinisius Zhunjor përfitoi nga pasimi i Xhjudë Bellingamit dhe shmangu edhe portierin kundërshtar, duke e përcjellë topin në rrjetë. Tre minuta më vonë, ishte sërish Vinisus që mori një top nga Rodrigo, duke dyfishuar epërsinë e Realit. Barcelona u kundërpërgjigj me një gol të bukur nga Robert Lewandowskit në minutën e 33-të, por Vinisus e riktheu avantazhin prej dy golave në minutën e 39-të kur shënoi nga pika e bardhë e 11-metërshit.
Dhe sulmuesi braziliani i krahut ishte i papërmbajtshëm, pasi ka plotësuar 3-golëshin e tij brenda 40 minutave lojë. 45 minutat e para mbyllen kështu me rezultatin 3-1 në favor të ekipit madrilen, ndërsa pjesa e dytë do të sjellë edhe një tjetër gol të Realit, të realizuar në minutën e 64-t. 8 minuta më pas, Barcelona do të mbetet me 10 lojtarë, pasi Arauho ka marrë kartonin e dytë të verdhë dhe del nga loja me karton të kuq dhe nuk ka më histori deri në fund, pasi Reali i Madridit fiton 4-1 dhe bën të vetin trofeun e parë të sezonit në futbollin spanjoll.