Sportistët, larg kontrolleve mjekësore, komisioni antidoping, jashtë funksionit

Share Button

doping-shiringa-me-sfond

Nga Gjergj Vyshka 06.12.2014 16:50

Në përgjithësi, në mënyrë të veçantë peshëngritësit, gjithnjë janë ankuar se nuk kanë një mjek personal. Por në fakt, edhe pse në Shqipëri është një laborator mjekësor i specializuar për sportistët, kjo pranë Agjencisë së Shërbimit të Sporteve, shumë pak ose aspak sportistët kujdesen për veten. Madje janë të rrallë ata që mund të pyesin doktorët nëse duhet përdorur ky medikament apo jo. Jo vetëm kaq, por dhe pse Federata u janë bërë të ditur listat e medikamenteve të ndaluara për vitin 2014, ka të ngjarë që askush nga sportistët ta ketë lexuar këtë listë.

E vërteta është se një pjesë e mirë e rasteve që janë kapur me doping kanë rezultuar më së shumti për ato sportistë, të cilët kanë qenë të grumbulluar jashtë vendit. Më flagrantet kemi rastin e Hysen Pulakut që para Lojërave Olimpike “Londër 2012” ka qenë në Amerikë, ndërsa të tjerë që kanë qenë me kohë të ndryshme në Greqi, apo dhe në Bullgari. Dhe për t’u bindur për këtë është se kombëtarja e Shqipërisë për një rezultat sa më të mirë në Botërorin e Kazakistanti, me një fond të caktuar nga qeveria, ka qenë e grumbulluar në Greqi. Sigurisht që nuk mund të paragjykohet.

Por e vërteta është se sportistët tanë janë larg kontrolleve mjekësore dhe asnjëherë nuk e dinë çfarë pinë dhe se si e marrin. Ndërkaq edhe pse është formatizuar dhe formalizuar, deri më tani në Shqipëri nuk funksionon as komisioni antidoping. E për sa kohë gjërat nuk do të jenë të ligjëruara, sportistët jashtë kontrolleve mjekësore, të jemi të sigurt që do të kemi dhe raste të tjera si Begaj që do të na rëndojnë gjithnjë imazhin e sportit në vend. Në fakt, janë 3 peshëngritëse femra shqiptare kanë rezultuar pozitiv në kontrollin antidoping që nga viti 2007. Më 2007-tën Fetije Kasaj, më 2011-tën Shqiponja Brahja dhe më 2014-ën Romela Begaj.

Dy të parat janë pezulluar dy deri në katër vjet, ndërsa Begaj pret tashmë analizën B. Ndërkohë, janë 3 raste dopingu që numërohen në mandatin e deritanishëm të presidentit të Federatës, Elez Gjozaj. Më 2013-ën Briken Calja, më 2014-ën, në një test kontrolli rutinë gjatë stërvitjes, ka rezultuar Arbër Çerçizaj, dhe po këtë vit edhe Romela Begaj. Në nisjen e punës së tij në krye të shtangës kuqezi, Gjoza pati deklaruar se do të jepte dorëheqjen nëse do të kishte sportistë të organizmit që ai drejton, që do të rezultonin pozitivë në testet antidoping.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Duka për “SportItalia”: Nuk do të ishte çudi nëse Shqipëria kalon grupin (III)

Duka për “SportItalia”: Nuk do të ishte çudi nëse Shqipëria kalon grupin (III)

AlbanianSport.com 06/03/2024 22:05 ASNN – Intervista për “SportItalia”, Presidenti Duka: “Asllani,

Duka për “SportItalia”: Gjimshiti, një lider, presim kthimin e Kumbullës (II)

Duka për “SportItalia”: Gjimshiti, një lider, presim kthimin e Kumbullës (II)

AlbanianSport.com 06/03/2024 20:15 ASNN – Intervista për “SportItalia”, Presidenti Duka: “Asllani,

Duka për “SportItalia”: Asllani, një “Modriç” i vogël, në rrugën e duhur (I)

Duka për “SportItalia”: Asllani, një “Modriç” i vogël, në rrugën e duhur (I)

AlbanianSport.com 06/03/2024 17:30 ASNN – Intervista për “SportItalia”, Presidenti Duka: “Asllani,

Peshëngritje / Reagon Rilind Hysa, pohon problemet me analizën e tij

Peshëngritje / Reagon Rilind Hysa, pohon problemet me analizën e tij

AlbanianSport.com 23/02/2024 22:35 ASNN – Peshëngritësi i Teutës, Rilind Hysa, ka treguar për RTSH

Stadiumi “Adem Jashari”, nisin punimet, këtë herë shpresohet të përfundojnë

Stadiumi “Adem Jashari”, nisin punimet, këtë herë shpresohet të përfundojnë

Marrë nga “Koha” 12/02/2024 21:15 ASNN – Nisin punimet në “Adem Jashari”, stadiumi pritet të hapet

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh