AlbanianSport.com 19.01.2017 19:35
ASNN – Klubi i shumësportëshit të Cërrikut ka zhvilluar mbledhjen e parë të vitit 2017. Të pranishëm kanë qenë tre drejtuesit e sporteve në këtë qytet.
Bëhet fjalë për sekretarin e klubit të futbollit Engjëll Belshi, trajnerin e peshëngritjes së Shtërmenit, Leonard Toska, si dhe atë të hendbollit, Florian Dedja.
Të tre kanë qenë përpara kryetarit të Bashkisë së Cërrikut, Altin Toska, i cili ka kërkuar nga çdo sport rezultate pozitive.
Sepse, sipas kryebashkiakut Toska, shumësportëshit cërrikas nuk ka për t’i munguar mbështetja financiare.
E si përgjegjës i shumësportëshit cërrikas do të jetë Engjëll Belshi.