Sportet në Olimpiadën Evropiane “Baku 2015”, “të ‘huaja” për kosovarët

Share Button

Olimpiada-Evropiane-Baku-2015

Marrë nga Gazeta “Express” 07.03.2015 20:15

Shumica e sporteve në Lojërat Olimpike Evropiane Baku 2015, do të jenë si “të huaja” për kosovarët. Lojërat Evropiane “Baku 2015” do të ofrojnë një larmi sportesh, në debutimin e tyre në kontinentin e vjetër. Madje, në këtë eveniment prestigjioz do të zënë vend disa sporte dhe disiplina sportive, të cilat nuk ekzistojnë fare në Kosovë. Kosova pritet të përfaqësohet në Baku me 20 sportistë, nga 10 sporte, kryesisht të famshme.

Mirëpo, disiplinat sportive si volejbolli në rërë, disiplina e çiklizmit “mountain bike”, gjimnastika artistike, trampolina, kërcimet në ujë, gjimnastika ritmike, noti i sinkronizuar, triatloni, badmintoni, “kanoe Sprinti”, skerma, çiklizmi “BMX”, gjimnastika akrobatike, vaterpolo, futbolli në rërë, gjimnastika aerobike dhe mundja “sambo”, duken si sporte “të huaja” në Kosovë, pasi, jo vetëm që nuk funksionojnë, por s’është çudi që nuk keni dëgjuar fare për këto sport.

Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Besim Hasani, mungesën e këtyre sporteve dhe disiplinave sportive, e arsyeton me infrastrukturën e dobët në vend. Sipas tij, disiplinat e notit, të cilat do të jenë pjesë e “Baku 2015”, mund të zënë vend në sportin kosovar pas një kohe, pasi të krijohen kushtet. “Për momentin, sportet nuk kanë mundësi t’i zgjerojnë disiplinat, pasi nuk ka infrastrukturë të duhur”, – tha Hasani për “Zërin”.

“Nuk ka salla apo pishina adekuate, për disa disiplina, të cilat do të jenë pjesë e Lojërave Evropiane, – ka vijuar kreu i KOK-ut. – Futja në funksion e këtyre disiplinave, duhet bërë nga vullneti i mirë i njerëzve. Për këtë duhet të mendojnë vetë federatat. Qëllim i të gjithëve duhet të jetë përhapja dhe zhvillimi i sportit, por nëse nuk ka infrastrukturë, vështirësohet gjithçka.”

“Por, kjo nuk do të thotë se në të ardhmen nuk do të vihen në funksion këto sporte apo disiplina, pasi të krijohen kushtet adekuate”, – ka përfunduar Hasani. Në fund, Hasani beson se brenda 10 vjetësh, sporti në Kosovë do të jetë më masiv dhe shumë më i zhvilluar, në krahasim me atë momental.

 

Linku origjinal: http://www.gazetaexpress.com/sport/sportet-ne-baku-2015-te-huaja-per-kosovaret-85198/#ixzz3TeW03YQn

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Kosova / Rexhbecaj: Fatin e lojës do ta vendosë kontrolli i mesfushës

Kosova / Rexhbecaj: Fatin e lojës do ta vendosë kontrolli i mesfushës

AlbanianSport.com 14/11/2024 22:10 ASNN – Trajneri i Kosovës, Franko Foda dhe mesfushori Elvis

Kosova zbarkon në Bukuresht, Foda: Ta harrojmë humbjen në Prishtinë

Kosova zbarkon në Bukuresht, Foda: Ta harrojmë humbjen në Prishtinë

AlbanianSport.com 14/11/2024 20:20 ASNN – Përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar të enjten stërvitjen

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh