AlbanianSport.com 29/01/2019 19:55
ASNN – “Spidermani” francez Alen Robert u arrestua të martën. Kështu njoftoi policia, pasi ai u ngjit në një nga kullat më të larta të Manilës në provën e tij të fundit me rrezikshmëri shumë të lartë. Aventurieri 56-vjeçar, i quajtur “spiderman francez”, u ngjit në kullën 47-katëshe “GT”, pa pajisje sigurie, duke i lënë të gjithë të pranishmit të habitur. “Kjo është rruga ime, kjo është mënyra ime e jetesës”, – ka thënë ai.
“Është po aq e rëndësishme për mua, kam nevojë për këtë, më mban gjallë”, – shtoi francezi duke folur për gazetarët pas përfundimit të ngjitjes. Policët ishin më pak entuziastë për këtë marifet dhe e morën në paraburgim menjëherë sapo ai zbriti në tokë, pas rreth dy orë operacion, ngjitje-zbritje në ndërtesë. Ai është do procedohet me akuzën shqetësim publik.
Dhe është në pritje të një vendimi nga prokurorët për lirim me kusht. Robert ka ngjitur më shumë se 100 ndërtesa pa litar ose pajisje të tjera sigurie, duke vendosur një rekord sipas Librit të Rekordeve “Guinness World Records”. Në sukseset e tij përfshihen ndërtesa të tilla si: Kulla “Eifel”, Shtëpia e Operës së Sidneit, Kullat Binjake “Petronas” në Kuala Lumpur dhe “Burzh Khalifa” në Dubai.
Në qershor 2018, ai ndërpreu ngjitjen në kullën 123 katëshe në Seul, i detyruar nga policia. Robert është rrëzuar disa herë, dhe sipas vlerësimit të mjekëve nga këto aksidente ka 66% të trupit të tij të paaftë. Ai është arrestuar shumë herë për shkak të ngjitjeve të tij të guximshme.