AlbanianSport.com 09.10.2016 09:55
ASNN – Përfaqësuesja spanjolle është stërvitur të shtunën në mbrëmje në Stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, dhe, duke folur pas saj ekskluzivisht për Televizionin Shqiptar, trajneri i saj, Hulen Lopetegi, e ka vlerësuar Shqipërinë si një skuadër të vështirë. Për trajnerin spanjoll, ndaj kuqezinjve do të mjaftonte edhe një fitore minimale.
– Çfarë dini për Shqipërinë, a njihni ndonjë lojtar të saj që mund të përbëjë rrezik për skuadrën tuaj?
– Po, unë i njoh të gjithë lojtarët shqiptarë. Shqipëria ka një ekip të mirë, një trajner të mirë dhe një bilanc mjaft të mirë këto vitet e fundit. Natyrisht, po flasim për një skuadër të mirë, madje shumë të mirë dhe kryesuesen e grupit.
– A do t’i mjaftonte Spanjës një fitore minimale këtu, apo Spanja duhet të luajë gjithmonë mirë dhe të dominojë e të fitojë bindshëm?
– Ne po mendojmë që të luajmë mirë vetëm që të fitojmë. Ne duhet të përshtatemi me fushën, të përshtatemi me situatat dhe ta ngremë nivelin tonë që të arrijmë fitoren.