Spanja, “leksion” futbolli Italisë, merr kreun e grupit, shtyn “axurrët” drejt “play-off”-it

Share Button

AlbanianSport.com 02.09.2017 23:40

ASNN – Maratona e transmetimeve futbollistike në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar ka vijuar të shtunën me një tjetër supersfidë, atë midis Spanjës dhe Italisë. Dhe iberikët kanë triumfuar me rezultatin 3-0 ndaj “axurrëve”, duke konfirmuar statusin e tyre si kandidatë kryesorë për të siguruar vendin e parë në renditjen e grupit G të këtyre Eliminatoreve dhe, bashkë me të, edhe kualifikimin automatikisht për në fazën finale të Botërorit të vitit të ardhshëm.

Pasi ka sjellë të enjten sfidën Francë-Holandë, që është fituar nga vendasit me rezultatin e thellë 4-0, dhe të premten përballjen Republikë Çeke-Gjermani, ku kampionët në fuqi të botës kanë triumfuar me shifrat 2-1, maratona e transmetimeve futbollistike në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar ka vijuar të shtunën me një tjetër supersfidë, atë midis Spanjës dhe Italisë. Në ndeshjen e zhvilluar në Stadiumin “Santiago Bernabeu” të Madridit, spanjollët kanë kaluar në epërsi që në minutën e 14-të, pas një goditjeje të lirë të ekzekutuar mjeshtërisht nga Isko.

Spanja do të vazhdojë ta kontrollojë lojën dhe do të jetë sërish Isko ai që ka nxjerrë në pah faktin se 39-vjeçari Xhanluixhi Bufon po ndryshket, duke e mposhtur për herë të dytë, edhe këtë radhë me një goditje nga jashtë zone. Me këtë epërsi dygolëshe të spanjollëve do të mbyllen 45 minutat e para, ndërsa ato të dytat do të shërbejnë vetëm për të zyrtarizuar fitoren e vendasve, të cilët do të gjejnë edhe golin e 3-të, me autor Moratën.

Spanja fiton kështu 3-0 dhe merr e vetme kryesimin e grupit G, me 19 pikë, 3 më tepër sesa Italia e vendit të dytë dhe 7 më tepër sesa Shqipëria e vendit të 3-të.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

AlbanianSport.com 15/03/2024 15:45 ASNN – Këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së 13-të të Kampionatit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh