AlbanianSport.com 25/10/2018 18:00
ASNN – Alen Robert është ngjitur nga ana e pjesës së jashtme të Kullës 46 katëshe, “Heron Taur, në Londër. 56-vjeçari, i ashtuquajtur “Spajdërmeni francez”, është ngjitur për rreth një orë në kullën 230 metra të lartë, pa ndonjë litar ose pajisje sigurie, ndërsa trafiku u ndal prej turmës së grumbulluar poshtë ndërtesës. “Kjo është ajo që unë dua të bëj,” – u tha Roberti gazetarëve.
“I kam kushtuar jetën time ngjitjes në male, ngjitjes së shkëmbinjve dhe tani për t’u ngjitur në ndërtesa, por gjithmonë nuk përdor pajisje sigurie”, – ka shtuar ai. – Alpinisti ka më bërë më shumë se 100 ngjitje pa litarë ose pajisje të tjera sigurie nëpër ndërtesa, duke vendosur një rekord – sipas Librit të Rekordeve “Guinness World Records”. Robert pranoi se ishte “shumë nervoz” përpara ngjitjes së fundit.
“Kur filloj të ngjitem, jam në rregull, sepse e di që do të përqendrohem plotësisht, – shtoi ai. – Por, kur jam nga mesi i ndërtesës, ndjehem disi i dobët”. Njerëzit e shumtë bllokuan trafikun dhe menjëherë erdhi policia për të vendosur rregull. Ndërkohë pasi mbërriti në majë të ndërtesës, Robert hapi krahët duke shprehur gëzimin që arriti mirë. Ai u shpreh se priste të arrestohej.
Ashtu siç kishte ndodhur edhe në 6 ngjitje të tjera në kryeqytetin britanik. “Ata gjithmonë më arrestojnë, – shtoi ai. – Në 1995-ën, ata ishin të këndshëm. Por çdo gjë u ndërlikua pas ngjarjeve të 11 shtatorit 2001.”