AlbanianSport.com 05.11.2014 10:40
ASNN – Veprimtaria e dytë e futbollit në vend, Kupa e Shqipërisë, luan sot ndeshjet e para të turit të dytë të saj, duke ofruar disa përballje interesante si midis skuadrave të Kategorisë Superiore, ashtu edhe midis skuadrave të dy niveleve të para të Kampionatit Kombëtar të Futbollit.
Në grupin A, një skuadër që synon ngjitjen në Kategorinë Superiore, Tërbuni, pret në fushën e vet kampionen në fuqi, Skënderbeun, ndërsa fituesja e Kupës para dy sezonesh, Laçi, është mysafir në Elbasan, për t’u ndeshur me skuadrën vendase. Lushnja pret në fushën e vet Partizanin, ndërsa fituesja në fuqi e Kupës, Flamurtari ka udhëtuar drejt Koplikut, ku do të ndeshet me Veleçikun.
Në grupin B, përveç ndeshjes Apolonia-Teuta, që është një duel midis skuadrave të Kategorisë Superiore, 3 çiftet e tjera janë duele midis skuadrave të Superiores me Kategorinë e Parë. Interesante priten të jenë ndeshjet Pogradeci-Kukësi dhe Bylis-Tirana.
Kupa e Shqipërisë
Ndeshjet e para të turit të dytë:
Sot:
Grupi A:
TËRBUNI – SKËNDERBEU (14:00)
ELBASANI – LAÇI (14:00)
LUSHNJA – PARTIZANI (14:00)
VELEÇIKU – FLAMURTARI (14:00)
Grupi B:
POGRADECI – KUKËSI (14:00)
APOLONIA – TEUTA (14:00)
BYLIS – TIRANA (14:00)
KASTRIOTI – VLLAZNIA (14:00)
Shënim: Ndeshjet e kthimit luhen pas dy javësh, më 19 nëntor 2014.