AlbanianSport.com 13.02.2016 07:50
ASNN – Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar i luan sot të gjitha takimet e javës së saj të 21-të dhe 4 prej tyre nisin në ora 13:00 dhe Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar do të sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt takimin midis Tiranës dhe Bylisit, që do të luhet në Stadiumin “Selman Stërmasi” të kryeqytetit.
Ndërkohë, ndeshja Terbuni-Skënderbeu do të luhet në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” të kryeqytetit, pasi fusha e stadiumit të Pukës është e mbuluar nga bora. Klubet ranë dakord që sfida të zhvillohet në Tiranë. Po duke nisur nga ora 13:00, luhet në Kukës takimi midis skuadrës vendase dhe Teutës.
Ndërsa në Fushën Sportive “Reshit Rusi” të Shkodrës zhvillohet takimi Vllaznia-Partizani. Takimi i fundit i kësaj jave është ai i orës 16:00, midis Flamurtarit dhe Laçit, që do të luhet në Vlorë.
Renditja e Kategorisë Superiore kryesohet nga Skënderbeu, me 46 pikë, dy më tepër sesa Partizani i vendit të dytë, ndërsa Tirana mban vendin e 3-të me 35 pikë, dhe Teuta të 4-tin me 33 pikë.
Kategoria Superiore
Java e 21-të
Të shtunën, 13 shkurt 2016:
Vllaznia – Partizani (13:00)
Fusha Sportive “Reshit Rusi”, Shkodër
Kukësi – Teuta (13:00)
Stadiumi “Zeqir Ymeri”, Kukës
Tërbuni – Skënderbeu (13:00)
Stadiumi Kombëtar “Qemal Stafa”, Tiranë
Tirana – Bylis Ballsh (13:00)
Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë
Flamurtari – Laçi (16:00)
Stadiumi “Flamurtari”, Vlorë