AbanianSport.net 25.10.2015 07:55
ASNN – Java e 8-të e Kategorisë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit do të nisë sot me ndeshjet e orës 13:00, Vllaznia-Tirana, Flamurtari-Bylis, Kukësi-Tërbuni. Sfida që do të luhet në Pukë, ajo midis Vllaznisë e Tiranës, do të transmetohet drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.
Me të drejtë kjo ndeshje mund të quhet derbi i krizës, për shkak se të dyja skuadrat nuk kanë një trajner të emëruar, por do të drejtohen nga trajnerë të komanduar për këtë sfidë. Edhe Flamurtari vjen në ndeshjen me Bylisin midis polemikave që kanë lojtarët me drejtuesit e klubit, për shkak të pagesave të pa marra.
Në orën 16.00 do të luhet Laçi-Teuta për të ardhur në mbrëmje me supersfidën e orës 19.00 atë midis Partizanit dhe Skënderbeut. Të dyja skuadrat vijnë në këtë përballje me 19 pikë të barabarta dhe si kryesuese të kampionatit. Ndeshja pritet të jetë të fortë, pasi luajnë dy ekipet më të mira të vendit, futbollistët e të cilëve gëzojnë një formë të mirë sportive.