AlbanianSport.com 25.01.2015 09:15
ASNN – Pas 3 ndeshjeve të para të luajtura të shtunën, Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit do të vijojë sot me dy ndeshjet e fundit të javës së saj të 19-të.
Duke nisur nga ora 14:00, Laçi pret në fushën e vet Partizanin, ndërsa duke nisur nga ora 17:00, kampionia në fuqi, Skënderbeu, është mysafir në “Elbasan Arena” për t’u ndeshur me skuadrën vendase.
Në ndeshjet e së shtunës, Tirana ka mposhtur në kryeqytet Apoloninë me rezultatin 2-0, me nga një gol të shënuar për secilën pjesë loje. Kukësi ka mundur në Shkodër Vllazninë me shifrat 2-1.
Ndërsa me të njëjtin rezultat, Flamurtari ka fituar në fushën e vet ndaj Teutës. Por ky takim është përfshirë nga polemikat dhe aludimet për lëshim nga ana e skuadrës durrsake.
Pas ndeshjeve të së shtunës, Kukësi vazhdon të kryesojë renditjen me 41 pikë, 3 më tepër sesa Tirana, ndërsa Skënderbeun dhe Partizani ndajnë vendin e 3-të dhe të 4-t, me nga 36 pikë secila.