AlbanianSport.com 18.10.2014 10:35
ASNN – Pas ndeshjeve të Kombëtares, është rikthyer Kampionati Kombëtar i Futbollit, me ndeshjet e javës së 8-të të Kategorisë Superiore dhe ato të javës së 3-të të dy grupeve të Kategorisë së Parë.
Në Kategorinë Superiore është luajtur të premten takimi Flamurtari-Skënderbeu, që është mbyllur në barazim 1-1. Sot luhen dy takime të tjera dhe, duke nisur nga ora 14:00, Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar do të sjellë për sportdashësit duelin midis Tiranës dhe Kukësit.
Po sot, duke nisur nga ora 17:00, luhet ndeshja Elbasani-Laçi, ndërsa dy takimet e fundit të javës së 8-të, Vllaznia-Partizani dhe Apolonia-Teuta, luhen të dielën, duke nisur nga ora 13:00.
Aktualisht, renditjen e Kategorisë Superiore e kryesojnë Flamurtari dhe Kukësi, me nga 13 pikë, të ndjekur nga Partizani, Tirana dhe Skënderbeu, me nga 12 pikë secila.