Sot java e 34-t, Skënderbeu e kërkon titullin në Tiranë ndaj bardhebluve

Share Button

Kategoria-Superiore-logo

AlbanianSport.com 09.05.2015 12:30

ASNN – Tirana-Skënderbeu nuk shikohet vetëm si ndeshja e javës së 34-t të Kategorisë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit. Ky takim, që ndryshe nga të tjetër, që do të zhvillohen duke nisur nga ora 16:00, do të luhet në ora 19:00 në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” mund të vendosë shumë për titullin “kampion”.

Fitorja me Tiranën e shpall Skënderbeun edhe matematikisht “kampion”, ndërsa për ekipin kryeqytetas, suksesi në takimin e sotëm do të thotë shpresë për titullin dhe kupat e Evropës më pranë. Ndërsa barazimi e lë gjithçka hapur për dy ndeshjet e fundit, por korçarët do të jenë edhe më pranë titullit.

Ndërkohë që, bardheblutë kanë vendosur heshtje për mediat para sfidës. Trajneri i skuadrës korçare Mirel Josa ka deklaruar se dëshiron t’i mbyllë llogaritë që sonte në “Qemal Stafa”. Skënderbeu kërkon titullin e pestë radhazi, ndërsa Tirana nuk e fiton kampionatin pre vitit 2009.

Bardheblutë nuk kanë për këtë takim Ervin Bulku, Gjergji Muzaka dhe Debatik Curri, të 3 këta të dëmtuar. Aco Stojkov pritet të nisë nga stoli për korçarët pas dëmtimit në takimin me Tuetën. Sot do të luhen edhe ndeshjet e tjera të javës së 34-t. Të gjitha janë sfida tepër të rëndësishme për Kupat e Evropës ose mbijetesën në Kategorinë Superiore.

 

Kategoria Superiore

 

Java e 33-të

(9 maj 2015)

 

Të shtunën:

Apolonia – Elbasani             (16:00)

Flamurtari – Partizani           (16:00)

Teuta – Kukësi                      (16:00)

Vllaznia – Laçi                       (16:00)

Tirana – Skënderbeu           (19:00)

 

Renditja

Nr.       Skuadra         N.        F.         B.        H.        Gsh-Gp          Pikë

  1. Skënderbeu 33        22        6          5        54-18              72
  2. Tirana 33        20        7          6        45-23              67
  3. Kukësi 33        20        6          7        50-23              66
  4. Partizani 33        19        7          7        37-24              64
  5. Laçi 33        17        9          7        39-18              60
  6. Flamurtari 33        10        8          15        28-32              38
  7. Vllaznia 33        11        5          17        27-37              35
  8. Teuta 33        8        2          23        28-50              26
  9. Apolonia 33        6        4          23        14-50              22
  10. Elbasani 33        4        2          27        18-65              14

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Komisioni i Ligave dhe Garave vendos datat deri në fund të vitit

FSHF / Komisioni i Ligave dhe Garave vendos datat deri në fund të vitit

AlbanianSport.com 15/11/2024 17:15 ASNN – Komisioni i Ligave dhe Garave në Federatën Shqiptare

AF Elbasani, aty ku futbollistët vrapojnë si “maratonomakë”

AF Elbasani, aty ku futbollistët vrapojnë si “maratonomakë”

AlbanianSport.com 14/11/2024 14:50 ASNN – Pas 13 javëve të para në kampionat, pra kur janë luajtur

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Nis faza e 4-t, takimet e javës së 28-të luhen në fundjavë, ja kalendari

Nis faza e 4-t, takimet e javës së 28-të luhen në fundjavë, ja kalendari

AlbanianSport.com 14/03/2024 16:20 ASNN – Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit

(Video) Vllaznia / Drejtori Osmani: Në këtë fazë, nuk mund të zgjedhësh më

(Video) Vllaznia / Drejtori Osmani: Në këtë fazë, nuk mund të zgjedhësh më

AlbanianSport.com 13/03/2024 18:25 ASNN – Drejtori Sportiv i Vllaznisë, Tefik Osmani, ka folur të martën

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh