AlbanianSport.com 29.10.2014 11:35
ASNN – Kategoria Superiore rikthehet këtë mesjavë me ndeshjet e javës së 10-të ku bie ndeshja midis Apolonisë dhe Tiranës dhe përballja Partizani-Laçi, ndeshje që do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.
“Të kuqtë” janë në krye të tabelës së renditjes, me pikë të barabarta së bashku me rivales historike të kryeqytetit, Tiranën. Kjo e fundit do të luajë në fushë të huaj përballë Apolonisë së vendit të parafundit.
Në Kukës, vendasit do të presin Vllazninë. Shkodranët janë në kërkim të pikëve për t’iu larguar krizës, ndërsa verilindorët kërkojnë suksesin e radhës pas atij me Flamurtarin në fundjavë.
Në Korçë Skënderbeu do të presë Elbasanin e vendit të fundit. Kampionët në fuqi synojnë fitoren për të ruajtur hapin me kryesueset e kampionatit, ndërsa në Durrës Teuta do të presë Flamurtarin.