AlbanianSport.com 21.11.2016 10:45
ASNN – Niveli i dytë i Kampionatit Kombëtar të Futbollit, që njihet ndryshe si Kategoria e Parë, luan sot ndeshjen e fundit të javës së 9-të të grupit B, atë midis Apolonisë dhe Bylisit.
Sikundër ka bërë të premten dhe të shtunën, edhe emocionet e kësaj ndeshjeje do të sillen për sportdashësit drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.
Të premten, transmetuesi publik solli takimin e vlefshëm për grupin B, midis Pogradecit dhe Lushnjës, që ndeshje që dhuroi plot 6 gola, por u mbyll në barazim 3-3. Ndërsa të shtunën u transmetua ndeshja Kamza-Burreli.
Skuadra vendase fitoi me një gol të vetëm, të shënuar në pjesën e parë dhe korri fitoren e 9-të në po aq javë kampionat. Sfida e sotme midis Apolonisë dhe Bylisit vë përballë njëri-tjetrit vendasit, që mbajnë vendin e 9-të, pasi kanë marrë 9 pikë në 8 ndeshjet e para, me ballshiotët, që mbajnë vendin e 3-të, me 12 pikë.