AlbanianSport.com 08.02.2015 11:15
ASNN – Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit luan sot 4 prej takimeve të javës së saj të 21-të.
Duke nisur nga ora 14: Elbasani pret Teutën, ndërsa Kukësi është mysafir në Laç për t’u përballur me skuadrën vendase, në ndeshjen që do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.
Ndërsa duke nisur nga ora 17:00, luhen ndeshjet Vllaznia-Tirana dhe Flamurtari-Apolonia. Java e 21-të mbyllet të hënën, me takimin e orës 18:00 midis Partizanit dhe Skënderbeut.
Në prag të këtyre ndeshjeve, renditjen e Kategorisë Superiore e kryeson Kukësi, me 44 pikë, i ndjekur nga Tirana me 41 dhe Skënderbeu e Partizani, me nga 40 pikë secila.
Kategoria Superiore
Java e 21-të
Të dielën, 8 shkurt 2015:
Elbasani – Teuta (14:00)
Stadiumi “Elbasan Arena”, Elbasan
Laçi – Kukësi (14:00)
Drejtpërdrejt në RTSH
Stadiumi i Laçit
Vllaznia – Tirana (17:00)
Stadiumi “Loro Boriçi”, Shkodër
Flamurtari – Apolonia (17:00)
Stadiumi “Flamurtari”, Vlorë
Të hënën, 9 shkurt 2015:
Partizani – Skënderbeu (18:00)
Stadiumi “Niko Dovana”, Durrës
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Kukësi 20 14 2 4 26-11 44
- Tirana 20 12 5 3 27-12 41
- Skënderbeu 20 12 4 4 30-10 40
- Partizani 20 12 4 4 19-8 40
- Laçi 20 7 8 5 20-13 29
- Flamurtari 20 6 7 7 16-14 25
- Vllaznia 20 8 2 10 18-21 23
- Teuta 20 6 1 13 19-29 19
- Elbasani 20 3 0 17 11-38 9
- Apolonia 20 2 3 15 4-34 9