AlbanianSport.com 08.11.2016 09:35
ASNN – Tirana dhe Teuta e kanë nisur me fitore javën e 9-të të Kategorisë Superiore, që përkon me fillimin e fazës së dytë të Kampionatit Kombëtar të këtij sezoni. Bardheblutë kanë fituar të shtunën 3-0 me Tërbunin falë golave të realizuar nga serbi Karan, Elis Bakaj dhe Gilman Lika.
Një fitore të rëndësishme ka marrë edhe Teuta në sfidën ndaj Flamurtarit. Skuadra e trajnerit Artur Magani ka fituar 3-1 ndaj vlonjatëve. Kjo humbje thekson edhe njëherë krizën që po kalon skuadra e Flamurtarit. Tirana dhe Teuta ndodhen tashmë në kuotën e 16 pikëve, përkatësisht në vendin e 3-të dhe të 4-t të renditjes.
Java e 9-të e Kategorisë Superiore do të vazhdojë sot me 3 ndeshjet e tjera, Bylisi-Kukësi dhe Laçi-Partizani që nisin të dyja në orën 13:00, dhe Skënderbeu-Vllaznia, që do të luhet duke nisur nga ora 17:00 dhe që do të transmetohet drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.