“Sorloth, i shkëlqyer, por Muriqi është sulmuesi më i mirë në Turqi!”

Share Button

AlbanianSport.com 17/05/2020 20:55

ASNN – Vedat Muriqi po shijonte një sezon të shkëlqyer para se futbolli të ndërpritej për shkak të epidemisë së virusit korona, që shpërtheu në shkallë globale. Gjiganti i sulmit luajti 25 ndeshje këtë sezon me Fenerbahçen, duke shënuar 13 gola dhe duke dhënë edhe 5 pasime për gol për shokët e skuadrës. Për këtë, ai ka marrë vlerësime nga meidat dhe specialistët e futbollit në Turqi, por edhe nga bashkëlojtarët. Mbrojtësi i Denizspor, Oguz Jillmaz, e ka cilësuar golashënuesin “dardan” si sulmuesin më të vështirë për t’u markuar në kampionatin turk.

Sipas Jillmazit, sulmuesi i Trabzonsporit, Sorloth, dhe Muriqi, janë dy sulmuesit më të mirë në Turqi, por anon më shumë nga ylli shqiptar i Fenerbahçes, teksa thotë: “Vedati është një sulmues shumë i kompletuar, i aftë me topin në këmbë, i shpejtë dhe shumë i fortë fizikisht në ajër. Edhe Sorloth i Trabzonspor është një sulmues i vështirë për t’u markuar, por duhet të zgjedh Muriqin si më të vështirin”, – përfundoi Jillmazi. Muriqi ka spikatur edhe me përfaqësuesen e Kosovës dhe këto paraqitje të shkëlqyera me klubin dhe me “Dardanët” kanë tërhequr edhe vëmendjen e ekipeve të mëdha.

E përditshmja e mirënjohur sportive italiane “La Gazzetta dello Sport” e kishte përmendur edhe para një muaji, por është rikthyer të raportojë në fillim të majit se sulmuesi i Kosovës, është në radarin e Lacios, që e dëshiron për sezonin e ardhshëm. Raportohet se “bardhekaltërit” janë të gatshëm të paguajnë 20 milionë euro për kartonin e Muriqit. Por, më herët, e njëjta gazetë pati raportuar 25-vjeçarin e do gjithashtu edhe klubi tjetër italian, Napoli. Ndërkohë që raportohet se, në Angli, futbollistin nga Kosova e pëlqejnë 6 klube.

Më konkretisht, bëhet fjalë për Totenhemin, Mançester Junajtid, Leister Sitin, Njukasëll Junajtid, Bërnlin dhe Brajtonin. Nga ana tjetër, drejtuesit e klubit turk të Fenerbahçes synon të nxjerrin deri në 25 milionë Euro nga shitja e ish-futbollistit të Rizesporit, ndaj edhe merkatoja është e hapur tanimë për shtatlartin.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Spikat derbi i Ballkanit në çerefinale, dy greke synojnë finalen e Athinës

Spikat derbi i Ballkanit në çerefinale, dy greke synojnë finalen e Athinës

AlbanianSport.com 15/03/2024 14:50 ASNN – E fundit që ka hedhur shortin e çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve

Ka një derbi italian në çerekfinale, përvijohet rruga drejt finales së madhe

Ka një derbi italian në çerekfinale, përvijohet rruga drejt finales së madhe

AlbanianSport.com 15/03/2024 13:55 ASNN – Edhe veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit, Liga e

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh