AlbanianSport.com 10.10.2014 16:35
ASNN – Javën e ardhshme ndaj Dinamos, atmosfera në shkallët e stadiumit “Nexhip Trungu” do të jetë shumë e nxehtë, pasi “Ultras Sopot”,me në krye dy kryetifozët Enris Karain dhe Elton Stafën, do të pajisen me shall dhe flamuj, të cilët tashmë janë gati. Tifozët nuk kanë munguar edhe në ndeshjet që janë luajtur jashtë Librazhdit.
E kjo tregon që dashuria dhe mbështetja e tyre për ekipin është e madhe dhe do të mbajnë premtimin që dhanë pak kohë më parë. Dhe ai është: Lojtari i 12-të në fushë për Sopotin do të jetë tifozeria. Kryeultrasi Stafa shprehet se janë shumë të kënaqur me fitoret dhe ecurinë që ka pasur ekipi.
“Ata do të kenë mbështetjen tonë në çdo ndeshje. Edhe në rast humbjeje, ne do të jemi pranë tyre duke i mbështetur. Ne jemi tifozë të qetë e jo problematikë, vlerësojmë lojën e bukur dhe me emocion. Dhe nëse këtë gjë e bën ekipi kundërshtar, ne do t’i duartrokasim ata”, – ka përfunduar Stafa.