Sopoti / Stojku: Fytyrën tonë të vërtetë, në kampionat!

Share Button

Gentian-Stojku-trajner

AlbanianSport.com 23.09.2014 12:30

ASNN – Shtyrja e kampionatit ka lënë hapësirë që edhe Sopoti të ketë kohën e duhur për t’u stërvitur. Tashmë çdo gjë është kthyer në normalitet në kampin librazhdas dhe pritet vetëm sfida e parë e ora se kur do të ndeshen me Butrintin. Fillimi i kampionatit është shtyrë dhe gjithçka në skuadër do të ketë avancuar akoma më shumë deri atë ditë.

Puna intensive e bërë nga trajneri Gentian Stojku duket se po jep frutet e saj të para, por ai shprehet se gjithçka do të vërtetohet në paraqitjen që do të bëjmë në ndeshjen e parë. Zërat për afrime të reja duket se janë shuar, ndërsa tashmë pritet vetëm seleksionimi i skuadrës dhe mbajtja e lojtarëve të cilët i nevojiten trajnerit, pasi në ekip ka akoma shumë futbollistë në provë.

Ky fakt paralajmëron se do të ketë largime të tjera nga Sopoti dhe se skuadrat e tjera do t’i kenë sytë nga këta lojtarë për të marrë të duhurin. Stojku duket se e ka të qartë se cilët do të jenë 22 lojtarët tek të cilët do të bazohet, pasi në miqësoret e luajtura, përveç lojtarëve në provë, janë aktivizuar gjithmonë të besuarit e trajnerit dhe që akoma janë pjesë e ekipit, teksa asnjë prej tyre nuk është larguar.

Filozofia që po provon të shfaqë Sopoti është e krijimit të një grupi kompakt që të ketë ecuri në rezultate pozitive. Që do të thotë se pas një fitoreje nuk ka pse t’i mbulojë euforia e më pas në ndeshjen e radhës të zhgënjejnë. Trajneri Stojku shprehet se nga ekipi kërkohet përqendrim dhe të japin më të mirën në pozicionet e vendosura në fushën e lojës.

“Në miqësoret e luajtura deri tani kemi bërë mjaft mirë, edhe pse rezultatet nuk kanë qenë gjithmonë në favorin tonë, – ka deklaruar ai. – Fytyrën e vërtetë ekipi do ta tregojë në kampionat, atje ku vërtet duhet të japim maksimumin për të siguruar rezultate pozitive. Kam punuar mjaft me repartin e mesfushës, pasi nga aty duhet të nisë gjithçka.’

“Nëse ata nuk luajnë mirë e nuk krijojnë hapësira e aksione nga të cilët mund edhe të shënojmë, atëherë nuk mund t’i ngelet përgjegjësia sulmit. Pasi këta të fundit duhet të furnizihen me topa që të arrijnë të shënojnë. Sa i përket mbrojtjes kemi dhënë prova që janë në formë shumë të mirë, ndërsa reparti i sulmit sa vjen e përmirësohet. Por siç e përmenda dhe më sipër duhet të ketë një kombinim perfekt mes mesfushës dhe sulmit”, ka përfunduar Stojku.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Mbyllet java e 23-të, AF Elbasani vuan për të përmbysur Luzin

Mbyllet java e 23-të, AF Elbasani vuan për të përmbysur Luzin

AlbanianSport.com 03/03/2024 20:40 ASNN – Është mbyllur java e 23-të e Kategorisë së parë dhe Elbasani

(Video) Luhet java e 23-të, Bylisi bën detyrën, Burreli shtang Flamurtarin

(Video) Luhet java e 23-të, Bylisi bën detyrën, Burreli shtang Flamurtarin

AlbanianSport.com 03/03/2024 15:35 ASNN – Bylisi dhe Vora bëjnë detyrën, Apolonia mund Kastriotin

Përcaktohet kalendari i fazës së 3-të, ja datat & formula e “play-off”-it

Përcaktohet kalendari i fazës së 3-të, ja datat & formula e “play-off”-it

AlbanianSport.com 27/02/2024 18:20 ASNN – Pas përfundimit të dy fazave të para të Kategorisë së Parë,

(Video) Bylis-AF Elbasani 0-0 ul siparin e javës së 22-të dhe fazës së dytë

(Video) Bylis-AF Elbasani 0-0 ul siparin e javës së 22-të dhe fazës së dytë

AlbanianSport.com 26/02/2024 15:25 ASNN – Kategoria e Parë mbyll fazën e dytë. Me takimin Bylis

Memushaj pezullohet për 6 ndeshje, derbi i kryeqytetit kushton shtrenjt

Memushaj pezullohet për 6 ndeshje, derbi i kryeqytetit kushton shtrenjt

AlbanianSport.com 20/02/2024 17:15 ASNN – Disiplina, gjoba dhe pezullime trajnerësh, Partizani e Tirana

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh