AlbanianSport.com 22.02.2015 16:55
ASNN – Pogradeci dhe Sopoti ka qenë një ndeshje rivalësh, të cilët deri para sfidës së luajtur në “Gjorgji Kyçyku” kanë qenë me pikë të barabarta. Madje ka qenë një sfidë ku të dyja skuadrat kanë dhënë maksimumin, por miqtë janë treguar më kërkues në pjesën e parë duke qenë më sulmues. Raste për shënim për ta ishin me aksione të rrjedhshme dhe shpesh të shpejta, aq sa në momente të caktuara vendësit nuk arrinin dot t’i përgjigjeshin me veprime të kujdesshme në mbrojtje.
Dhe për rrjedhojë kanë pësuar golin e parë në minutën e 23-të. Ka qenë Polisi që harkon një top në zonë, mbi pikën e bardhë ndodhet Idrizaj, që gjuan me kokë në gjysmë lartësie dhe ngjitur me shtyllën e djathtë të Mirakës, duke tundur rrjetën. Pogradeci reagon bindshëm në minutën e 33-të , kur pas një goditje dënimi Pengu do të gjuajë dhe do të godasë traun e portës librazhdase. Por pa kaluar as një minutë nga ky çast është portieri Lamellari që nis një top të gjatë nga zona e tij.
Në zonën kundërshtare ndodhet Begaj, që me një të majtë të shpejtë shënon edhe golin e dytë. Pas këtij momenti loja nuk ka ritëm të dukshëm dhe të dy ekipet qarkullojnë topin, por pa rrezik në portat përkatëse. E dyta nis shumë shpejt për vendësit me aksione sulmuese dhe miqtë shtrëngojnë radhët e mbrojtjes. Laçka jep sinjalin e parë, por gardiani i librazhdasve, Lamellari largon me një fluturim dhe, atje ku bashkohen dy shtyllat, e zotëron topin.
Kundërsulmi i Sopotit funksionon dhe në minutën e 53-të është Polisi që del përballë portierit Leka, por ky i fundit është shpëtimtar. Rrjedhojë e aksioneve sulmuese vjen goli për liqenorët. Pas disa goditjeve në drejtim të portës, topi përplaset edhe në shtyllën e Lamellarit dhe atje Pengu shkurton diferencën e golave. Por vetëm kaq, pasi Sopoti mbyllet në mbrojtje dhe vendësit nuk kanë forcë, qetësi dhe fantazi për t’iu afruar portës.
Godasin disa herë nga distanca, por pa rezultat. Loja, në këto minuta pas golit, kishte dhe çaste nervozizmi kjo edhe për atë se miqtë ulnin në çdo moment ritmin kur fitonin goditje dënimi. Një humbje që edhe trajnerin Abazaj e ka lënë pa fjalë pas takimit dhe nuk ka dhënë asnjë deklaratë për mediet, por është parë që ka pasur diçka në formë debati edhe me gjyqtarin e takimit .
Pogradeci – Sopoti 1-2
Shënues: Pengu 61′ / Idrizaj 23′, Begaj 35’
Pogradeci : Miraka (Leka 46’), Pura, Bufasi, Çerepi, Hysenllari, Çela, Shyti (Tushinka 73’), Rrapo (Alillari 46’), Topllari, Pengu, Laçka. Trajner: A. Abazaj
Sopoti: Lamellari, Bella, Malaj (Caka 70’), Begaj (Mezini 90’), Kastrati, Lezi, Ballkoçi, Dhima, Idrizaj (Hajdari 89’), Polisi, Çarls. Trajner: G. Stojku
Gjyqtarë: E. Hamiti, P. Simoni, E. Muço (Lezhë)
Kartona të verdhë: Rrapo, Bufasi, Hysenllari,Laçka / Çarls, Begaj, Lamellari
Kategoria e Parë
GRUPI B
Java e 15-të
Të shtunën:
Bylis – Tomori 1-0
Shënues: Basriu 46’
Stadiumi “Adush Muça”, Ballsh
Pogradeci – Sopoti 1-2
Shënues:Pengu 61’ / Idrizaj 23’, Begeja 35’
Stadiumi “Gjorgji Kyçyku”, Pogradec
Shkumbini – Dinamo 0-0
Fusha Sportive, Peqin
Lushnja – Butrinti 0-0
Stadiumi “Roza Haxhiu”, Lushnjë
Naftëtari – Luftëtari 1-0
Shënues: Kopaçi 10’
Stadiumi “Bashkim Sulejmani”, Kuçovë
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Lushnja 15 7 5 3 18-8 26
- Dinamo 15 6 6 3 18-12 24
- Butrinti 15 6 5 4 18-9 23
- Bylis 15 7 2 6 17-16 23
- Sopoti 15 6 4 5 15-19 22
- Pogradeci 15 5 4 6 12-13 19
- Tomori 15 6 3 6 12-14 18
- Luftëtari 15 5 2 8 11-17 17
- Shkumbini 15 4 3 8 15-20 15
- Naftëtari 15 3 6 6 11-19 15
(Tomorit i janë 3 pikë nga renditja me vendimin e FIFA-s për rastin Vrucina)