Sopoti / Qetësohet gjendja, rikthehet trajneri Stojku në skuadër

Share Button

Sopoti-Ekip-i-bardhe-2014

Gjergj Vyshka 17.12.2014 10:35

Luhet me Luftëtarin në fushën e “krimit”, në Peqin, por librazhdasit duan fitoren. Kryepankina e ekipit duket se ka sqaruar gjërat me drejtuesitdhe ka nisur stërvitjen. Qetësohet Sopoti, ndërsa trajneri Gentian Stojku është kthyer në skuadër. Kryepankina e librazhdasve, që pas ndeshjes së fituar me Shkumbinin në Peqin, 2-1, atje ku mbeti dhe viktimë e dhunës së peqinasve në mbarim të ndeshjes nuk ishte kthyer në skuadër. Fillimisht ka munguar për arsye të goditjes që kishte pësuar, por më pas duket se ka pasur probleme me drejtuesit.

Ndaj dhe në ndeshjen me Butrintin, të cilët librazhdasit e kanë humbur thellësisht, 4-0, nuk ka qenë në pankinë. Tashmë gjërat janë sqaruar dhe që nga dita e djeshme Stojku, së bashku me ndihmësin e tij Ceno, ka vijuar normalisht përgatitjet për ndeshjen e radhës me Luftëtarin. Madje në një farë mënyrë është sqaruar dhe stërvitja e cunguar e së hënës, atje ku një pjesë e futbollistëve të Sopotit, të cilët janë nga Elbasani, kanë mbetur “viktimë” e shembjes së rrugës në Ibë, e cila pë tre ditë ka penguar qarkullimin normal të makinave drejt kryeqytetit dhe anasjelltas.

Para stërvitjes, Stojku është takuar me të gjithë futbollistët, ndërsa ka shtrënguar dhe duart me ta, teksa duket se ka dhënë motivim tek skuadra, jo vetëm për të fituar ndeshjen e radhës me Luftëtarin, por dhe për të mesazhin se të gjithë bashkë dhe më të fortë do të bëjnë të mundur ngjitjen në Kategorinë Superiore. Është gjëja që kërkojnë tifozët e Sopotit, ndërsa librazhdasit sot do të kthehen në fushën e “krimit” në Peqin, atje ku trajneri i tyre, Gentian Stojku, mbeti viktimë e dhunës së peqinasve në mbarim të ndeshjes me Shkumbinin.

Dhe po ta shohësh dhe sot, Stojku ende vazhdon të ketë shenjat e goditjes poshtë syrit të majtë. Por gjithsesi, tashmë situata është ndryshe, sepse palët i kanë kërkuar falje, ndërsa në Peqin, Sopoti do të presë Luftëtarin. Sigurisht që ndeshja është e vështirë edhe për shkak të mungesave që vendësit do të kenë për shkak të kartonëve të kuq që kanë marrë në Sarandë, teksa bëhet fjalë për portierin Shtrepi dhe Kastrati.

Por të gjithë janë të bindur se do të rikthehen tek fitorja në mënyrë që më pas të jenë të sigurt për marrjen e vendit të parë, i cili do t’i çojë në Kategorinë Superiore. Përfundimisht, kthimi i Stojkut si trajner i Sopotit i ka dhënë qetësi skuadrës për të qenë e suksesshme sot ndaj Luftëtarit dhe në fundjavë ndaj Dinamos në “Selman Stërmasi”. Nëse ndodh kështu, kjo do të jetë mbyllja më e suksesshme e Sopotit për vitin 2014.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

AlbanianSport.com 14/11/2024 12:05 ASNN – Ish-futbollisti i njohur i Elbasanit dhe i futbollit shqiptar,

Mbyllet java e 23-të, AF Elbasani vuan për të përmbysur Luzin

Mbyllet java e 23-të, AF Elbasani vuan për të përmbysur Luzin

AlbanianSport.com 03/03/2024 20:40 ASNN – Është mbyllur java e 23-të e Kategorisë së parë dhe Elbasani

(Video) Luhet java e 23-të, Bylisi bën detyrën, Burreli shtang Flamurtarin

(Video) Luhet java e 23-të, Bylisi bën detyrën, Burreli shtang Flamurtarin

AlbanianSport.com 03/03/2024 15:35 ASNN – Bylisi dhe Vora bëjnë detyrën, Apolonia mund Kastriotin

Përcaktohet kalendari i fazës së 3-të, ja datat & formula e “play-off”-it

Përcaktohet kalendari i fazës së 3-të, ja datat & formula e “play-off”-it

AlbanianSport.com 27/02/2024 18:20 ASNN – Pas përfundimit të dy fazave të para të Kategorisë së Parë,

(Video) Bylis-AF Elbasani 0-0 ul siparin e javës së 22-të dhe fazës së dytë

(Video) Bylis-AF Elbasani 0-0 ul siparin e javës së 22-të dhe fazës së dytë

AlbanianSport.com 26/02/2024 15:25 ASNN – Kategoria e Parë mbyll fazën e dytë. Me takimin Bylis

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh