AlbanianSport.com 10.10.2014 12:35
ASNN – Portieri i Sopotit, Leka, shprehet se e gjitha skuadra do të japë maksimumin në fushën e lojës për të marrë më të mirën nga sfida me Dinamon. “Trajneri Stojku, – thotë Leka, – na i ka ndarë detyrat shumë qartë dhe shpresoj që çdo gjë të eci në ritmet e duhura.”
“Jemi në dijeni që kemi një ekip të fortë përballë, por kjo nuk do të na pengojë të zhvillojmë lojën që ne duam, – ka vijuar gardiani i portës librazhdase. – Në ndeshjet e kaluara, Sopoti ka zhvilluar ndeshje mjaft të mira, duke mbizotëruar në fushë. Mesfusha dhe sulmi janë në formë mjaft të mirë dhe krijojnë shumë raste shënimi.”
“Në disa raste ka munguar ndoshta pak fati dhe topi ka goditur shtyllën e traun e portës kundërshtare, – ka vijuar ai. Ne jemi në një formë mjaft të mirë dhe vijmë mbas dy fitoreve dhe do të japim maksimumin për të arritur fitoren, pasi do të na ndihmonte shumë për të arritur objektin që ne kemi.”
“Bëhet fjalë për t’u ngjitur në Kategorinë Superiore dhe për të qenë në dhjetë më të mirët e futbollit shqiptar”, – ka përfunduar portieri i Sopotit, Leka.