AlbanianSport.com 26.11.2014 15:15
ASNN – Miljard Polisi është talenti që po rezulton deçiziv për librazhdasit. Është vetëm 20 vjeç dhe sipas tifozëve, duke ecur nën shembullin e Polisit, kërkohet domosdoshmërisht ndërtimi i Akademisë së futbollit në Librazhd.
“T’i kushtohet më tepër rëndësi ekipeve të moshave, sepse vetëm kështu mund të arrijmë të ecim përpara dhe çdo vit të arrijmë të afrojmë në skuadrën e parë lojtarë nga moshat”, – shkruajnë librazhdasit nëpër forumet sociale.
“Sepse nuk ka nevojë për shpenzime të mëdha. Ndaj dhe urojmë që të shohim çdo vit futbollistë nga Librazhdi, të cilët të shpërthejnë si Polisi”, – kanë përfunduar tifozët, kurse Sopoti vijon përgatitjet për ndeshjen me Lushnjën.