AlbanianSport.com 14.03.2015 12:25
ASNN – Sopoti vazhdon të jetë një skuadër endacake, e cila bredh sa në një fushë, në një tjetër, në kërkim të terrenit si ekip pritës. Dhe pasi ka qenë në Cërrik, Pogradec, Korçë dhe Peqin, tashmë do të jetë në Kavajë.
Bëhet fjalë për ndeshjen ndaj Dinamos, e cila është e para e fazës së tretë, ndërsa takimi do të luhet në stadiumin “Besa” në ora 15:00. Librazhdasit kanë bërë stërvitjen e tyre të fundit në fushën me bar artificial të ish-kompleksit Dinamo, ndërsa kërkohet kthimi tek rezultati pozitiv.
Dihet vështirësia e ndeshjes me Dinamon, por të besuarit e trajnerit Gentian Stojkut janë të bindur se do ta nxjerrin me sukses përballjen ndaj bluve të veteranit të rikthyer, Faruk Sejdinit.