AlbanianSport.com 07.03.2015 14:55
ASNN – Sopoti ka ndërruar mendje dhe ndeshjen me Shkumbinin do ta luajë sot në Pogradec.
Në fakt zhvillimi i ndeshjes së librazhdasve të dielën në Mamurras ka ndezur debatet, sepse kështu prisheshin të gjitha rregullat e lojës, aq më tepër kur bëhej fjalë për renditjen përfundimtare të dy fazave, pas së cilës caktohet dhe e treta e këtij kampionati.
Ndaj në fund pasi janë endur sa andej-këndej, edhe pse e dinë që nuk do të gjejnë një terren të mirë në Pogradec, librazhdasit e kanë pranuar ta luajnë këtë ndeshje në qytetin liqenor.
Dhe stërvitjen e fundit e kanë bërë dje në ish-kompleksin blu.