AlbanianSport.com 26.10.2014 10:10
ASNN – Në Grupin B të Kategorisë së Parë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, 4 nga 5 takimet e javës së 4-t, janë mbyllur me fitoren e ekipeve vendase, ndërsa takimi i vetëm që u mbyll në barazim, madje me rrjeta të paprekura, ishte ai midis Sopotit dhe Tomorit. Librazhdasit kryesues vijojnë t’i presin miqtë në Cërrik. Mungesa e një stadiumi që plotëson kushtet i ka detyruar të besuarit e Stojkut të migrojnë në “Nexhip Trungu”, ashtu sikurse bëjnë edhe gjatë stërvitjes, në kryeqytet.
Kryesuesit e këtij grupi janë ndalur në një barazim të bardhë, duke u dhënë mundësinë sarandjotëve t’i parakalojnë me një pikë më shumë pas javës së katërt. Butrinti i është falur golit të vonë të kapitenit Dhiogjen Muço, realizuar mrekullisht nga goditja e dënimit, për të dalë duarplot nga ballafaqimi në shtëpi me Pogradecin. Dinamo-Lushnja ka qenë
ballafaqimi “Superior” sa i takon emrit të skuadrave dhe diferencën mes tyre në “Selman Stermasi” e ka bërë Erald Turdiu, i cili, e ka thyer “qëndresën” e miqve në minutën e 72-të.
Luftëtari-Bylis, ashtu si Butrinti-Pogradeci, ishte një sfidë që përsëritej shumë shpejt në kohë. Vetëm para tri ditësh këto skuadra gjendeshin përballë njëra-tjetrës për llogari të turit të parë të Kupës së Shqipërisë. Bylis dhe Pogradeci u kualifikuan në turin e dytë të kësaj veprimtarie, por nuk kanë mundur të jenë të suksesshme edhe në javën e katërt të Kategorisë së Parë. Fitoret minimale të vendësve kanë qenë të vuajtura, sepse u kanë dalë edhe nga një lojtar me karton të kuq.
Vlen të theksohet se ky ishte trepikëshi i parë në kampionat për gjirokastritët, ndaj trajneri Devolli mund të marrë frymë më lirisht. Peqinasit, pa asnjë fitore deri dje, tashmë me një trajner të ri në stol, lushnjarin Ilir Gjyla. Dhe ia kanë arritur kësaj ndaj Naftëtarit, me një rezultat befasues, 4-0. Vëllezërit Magani kanë qenë protagonistë, ashtu si Sulkja me një dygolësh, duke i dhënë një goditje të rëndë skuadrës kuçovare, e shfaqur deri diku solide në këtë start kampionati.
Kategoria e Parë
Java e 4-t:
Të shtunën, 25 tetor 2014:
Grupi B
Luftëtari – Bylis 1-0
Shënues: E. Frashëri 47′
Gjyqtarë: H. Llapra, R. Malaj, E. Pulaj
Stadiumi “Gjirokastra”, Gjirokastër
Dinamo – Lushnja 1-0
Shënues: Turdiu 71′ (50′ N. Ferraj humb 11-metërsh)
Gjyqtarë: I. Ferati,N. Rrapaj, P. Simoni
Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë
Sopoti – Tomori 0-0
(Nis me 10 minuta me vonesë, mungon ambulanca)
Gjyqtarë: I. Myrtja, Gj. Bori, E. Malo
Fusha Sportive “Nexhip Trungu”, Cërrik
Shkumbini – Naftëtari 2-0
Shënues: Sulkja 20′, 90′, A. Magani 28′, E. Magani 83′
Gjyqtarë: E. Demiraj, A. Mema, G. Kamolli
Fusha Sportive, Peqin
Butrinti – Pogradeci 1-0
Shënues: Muço 86′
Gjyqtarë: F. Xhemalaj, E. Bodeci, E. Gjoni
Stadiumi “Andon Lapa”, Sarandë
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Butrinti Sarandë 4 3 0 1 7-1 9
- Dinamo 4 2 2 0 6-3 8
- Sopoti Librazhd 4 2 2 0 4-2 8
- Tomori 4 2 1 1 4-5 7
- Bylis 4 2 0 2 4-4 6
- Pogradeci 4 2 0 2 2-3 6
- Lushnja 4 1 1 2 4-4 4
- Shkumbini 4 1 0 3 5-5 3
- Luftëtari 4 1 0 3 2-6 3
- Naftëtari Kuçovë 4 0 2 2 3-8 2
Golashënuesit më të mirë:
4 gola: Turdiu (Dinamo)
2 gola: Raboshta, Mustafaj (Butrinti); Pengu (Pogradeci); O. Idrizaj (Tomori); Polisi (Sopoti); Sulkja (Shkumbini)
1 gol: Aliaj, Gjonbrati, Hoxhaj, Sako (Bylis); Rezi, Shkalla (Dinamo); Lezi, Kastrati (Sopoti); Bishaj, G.Arbëri (Tomori); Daci, Kopaçe, Hima (Naftëtari); Lluca, A. Magani, E. Magani (Shkumbini); Branica, Dervishi, Allkanjari, Ruço (Lushnja); Bazaj, Rugji (Butrinti); Rexha, Shehaj (Luftëtari)