AbanianSport.net 27.12.2014 13:25
ASNN – Frebjol Leka, portieri i Sopotit, i cili kontribuoi në ngjitjen e skuadrës sezonin e kaluar nga Kategoria e Dytë në të Parën, duket se është i larguari i parë nga ekipi në këtë treg të lëvizjeve të futbollistëve në dimër.
Ndonëse tregu i lëvizjeve të futbollistëve nuk është hapur ende zyrtarisht, gjithçka është në periudhën 1-31 janar 2015, Leka, të paktën edhe sipas faqes në “Facebook”, FC Sopoti, është i larguari i parë nga skuadra e Stojkut.
E vërteta se me portierin Josel Shtrepi dhe Koçin, Sopoti nuk duket se ka nevojë për portier të tretë, i cili tashmë duhet të gjejë ekip tjetër. Në një kohë që Leka, edhe në kushtet kur skuadra në verë nuk kishte nisur ende përgatitjet për kampionatin e ri, ishte i pari që pranoi të firmoste kontratën e re
Por tashmë situatat kanë ndryshuar dhe portieri Leka duket se është largimi i parë në dimër nga skuadra, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës vazhdon stërvitjet në ish-kompleksin “Dinamo”.