AlbanianSport.com 16.02.2015 18:00
ASNN – Po vjen Bylisi, Pepa fut në garë ballshiotët. Skuadra e Nenajt, pas 3-pikëshit dje në Peqin kundër Sopotit, është vetëm 5 pikë larg vendit të parë. Librazhdasit e kanë me gjykimin, ndërsa kanë braktisur terrenin e më pas janë kthyer në lojë.
Duke folur pas ndeshjes, trajneri i Sopotit, Gentian Stojku e kishte me të gjithë. “Nuk jam aspak i kënaqur me lojën, pasi ishim përgatitur mjaft mirë për këtë sfidë”, – ka deklaruar kreu i stolit librazhdas.
“Por kam rezervat e mia për gjykimin skandaloz që u bë në dënim tonë”, – ka shtuar ai. Ndërsa homologu i tij, trajneri i Bylisit, Roland Nenaj, theksoi: “Jam shumë i kënaqur me këtë fitore që morëm përballë Sopotit, në një ndeshje të vështirë.”
“Djemtë i zbatuam më së miri detyrat e tyre dhe tani puna jonë është që t’i marrim ndeshjet me radhë”, – përfundoi Nenaj.