AlbanianSport.com 28.09.2014 17:55
ASNN – Pas ndeshjes ku skuadra e tij triumfoi ndaj Butrintit me një gol të vetëm, trajneri i Sopotit, Gentian Stojku, tha: “Ishte një fitore shumë e rëndësishme për ne. Lojtarët treguan pjekuri dhe u koordinuan mjaft mirë.”
“Shpresojmë të mbajmë ritmin e të fitojmë çdo ndeshje, – ka vijuar ai. – Dhe të realizojmë objektivin për t’u ngjitur në Kategorinë Superiore”. Ndërsa homologu i tij, trajneri i Butrintit, Mustafa Hysi, ia atribuoi humbjen gjykimit.
“Ne luajtëm mirë, por ishte gjyqtari Xhaja ai që na ndëshkoi, – ka theksuar gjirokastriti i pankinës sarandiote. – Ndeshja u mbajt në anën e Sopotit, që do të thotë se nuk ishte një gjykim i drejtë dhe i barabartë.”
“Do të përgatitemi për të fituar ndeshjen e radhës duke shpresuar që nuk do të ketë gjykim të njëanshëm”, – ka përfunduar trajneri i Butrintit, Mustafa Hysi.