AlbanianSport.com 04.03.2015 12:15
ASNN – Sopoti nuk e ka zhvilluar stërvitjen e fundit në prag të ndeshjes që do të luajë sot me Lushnjën në fushën e kësaj të fundit. Edhe pse trajneri Gentian Stojku është parë në fushën e stërvitjes në orarin që Sopoti ka pasur përditë.
Por nuk janë parë lojtarët, të cilët edhe pse kanë qenë përpara dhomës së zhveshjes nuk janë bërë gati për stërvitje. Kanë biseduar me trajnerin Stojku, ndërsa kanë vendosur që të mos dalin në stërvitje për shkak të mos dhënies së rrogave mujore nga drejtuesit e klubit.
Madje të njëjtin shqetësim ka pasur dhe shoferi që bën transportin e përditshëm të lojtarëve nga Librazhdi e Elbasani në Tiranë e kthim, ndërsa është parë që të fliste me tone të ashpra në telefon me drejtorin teknik të Sopotit, Nesti Binishi.
Përfundimisht Sopoti është turbulluar përsëri, sepse problemi i rrogave ka qenë prej kohësh, ndërsa nuk dihet se çfarë do të ndodhë sot me librazhdasit në Lushnjë.