AlbanianSport.com 07.02.2015 14:35
ASNN – Arbër Malaj ka mbyllur merkaton dimërore për Sopotin, ndërsa qendërmbrojtësi, i cili në pjesën e parë të sezonit ka qenë pjesë e Butrintit, por dhe ka luajtur me Flamurtarin e Kastriotin, ka firmosur për librazhdasit.
Tashmë ai është bërë pjesë e skuadrës dhe deri më tani Sopoti ka marrë 13 futbollistë, të cilët janë portierët Miumidov dhe Lamellari, mbrojtësit Kllogjeri, Çarls, Begaj, Peqini, Bitincka.
Më pas me mesfushorët Çaushaj e Nezini, si dhe sulmuesit Idrizi, Bërdufi e Kurti. Kësisoj një organikë e plotë jo vetëm për të nxjerrë me sukses sfidën ndaj Tomorit, por dhe për të dalë në Superiore.