AlbanianSport.com 08.10.2014 19:35
ASNN – Një ndër këta lojtar, i cili nuk ka luajtur asnjë ndeshje në këtë fillim kampionati, është edhe talenti 19-vjeçar i mesfushës Gersi Myftaraj. Myftaraj është një lojtar që ka dalë nga ekipi i moshave dhe dy vjet më parë ka qenë pjesë e Turbinës, atje ku ka zhvilluar ndeshje shumë të mira. Fazën e dytë të sezonit të kaluar, ai është aktivizuar në radhët e Gramshit.
19-vjeçari luan në rolin e mesfushorit dhe deri më tani nuk ka qenë zgjedhje e parë e trajnerit Gentian Stojku. Myftaraj shprehet se i pranon vendimet e trajnerit, ndërsa ai ka zgjedhur lojtarë të mirë në formacion, të cilët po japin rezultate të mirë. “Ajo që unë dëshiroj është që shumë shpejt të fitoj dhe unë besimin e tij e të inkuadrohem në fushën e lojës”, – ka thënë i riu.
“Do të jepja gjithçka vetëm për të qenë në fushë dhe të ndihmoja skuadrën për të ecur para, – ka vijuar Myftaraj. – Jam i dashuruar me futbollin dhe padyshim që dëshiroj të jem në fushë në çdo ndeshje.” Por Stojku në këtë fillim sezoni ka zgjedhur të hedhë në fushë mjaft lojtarë me eksperiencë, pasi kërkon rezultate pozitive. “Të gjithë do ta kenë mundësinë të japin atë që zotërojnë në fushën e lojës, sepse gjithçka ka kohën e vet”, – është shprehur trajneri Stojku.