AlbanianSport.com 14.04.2015 13:10
ASNN – Veprimtaria më prestigjioze e klubeve të kontinentit, Liga e Kampioneve, luan sonte ndeshjet e para të dy prej çifteve të saj çerekfinale, duke ofruar një derbi spanjoll dhe një përballje franko-italiane.
Derbi madrilen, midis Atletikos dhe Realit të Madridit, që është në fakt një përsëritje e asaj përballjeje dramatike të finales së shkuar të Ligës së Kampioneve, luan sonte aktin e parë në “Visente Kalderon”.
Reali mban vendin e dytë në renditje, me 73 pikë, dy pikë më pak sesa Barcelona kryesuese, ndërsa Atletiko renditet e treta, me 66 pikë. Në duelin tjetër të mbrëmjes, Juventus pret në fushën e vet Monakon, në atë që është përballja e parë midis këtyre dy skuadrave italianët triumfuan ndaj francezëve në gjysmëfinalen e 1998-s.
Juventusi vjen në sfidën e sotme si kryesuese bindëse e Serisë A, me 70 pikë, plot 12 pikë më tepër sesa ndjekësja më e afërt, Lacio, ndërsa Monako mban vendin e 3-të në kampionatin francez.
Nesër luhen ndeshjet e para të dy çifteve të tjera çerekfinaliste, ndërsa ato të kthimit një javë më pas, më 21 dhe 22 prill 2014.