AlbanianSport.com 16.02.2017 14:35
ASNN – Pasi Ligës së Kampioneve të martën dhe të mërkurën, edhe veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit, Liga e Evropa, rikthehet sonte në fushën e blertë me ndeshjet epara të turit të 32-shes, ku nuk mungojnë përballjet interesante.
Një prej tyre është ajo italo-gjermane midis Fiorentinës dhe Borusia e Mënshengladbahut, me skuadrën gjermane që bashkohet në këtë veprimtari pasi u rendit e treta në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve.
Sot luhet edhe sfida mes Celta Vigos e Shahtjorit të Donjeckut. Ndeshja e parë e këtij sezoni mes tyre do të luhet në Balaidos, me spanjollët që në arenën evropiane nuk njohin humbje në këtë stadium.
Në orën 21:05 vjen përballja midis Villarrealit dhe Romës, që do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar. Ndërkaq, Mançester Junajtid do të luajë në “Olld Trafford” ndaj Saint Etienës.
Kjo sfida midis anglezëve dhe francezëve do të ketë shumë domëthënie për Paul Pogbanë e Mançester Junajtid, i cili do të vihet përballë vëllait të tij, Florentin, që është pjesë e skuadrëssë Sent Etienës.