AlbanianSport.com 30.09.2014 18:00
ASNN – Veprimtaria më prestigjioze e klubeve të kontinentit, Liga e Kampioneve, rikthehet në mesjavë me ndeshjet e dyta të fazës së grupeve.
Liga e Kampioneve luan sonte ndeshjet e dyta në grupet E, F, G dhe H dhe midis këtyre takimeve spikat përballja që do të luhet në Angli midis Mançester Sitit dhe Romës.
Italianët e fituan bindshëm, 5-1 ndeshjen e parë, ndërsa anglezët u mundën minimalisht në Gjermani përballë Bajernit të Mynihut.
Ky i fundit është sonte mysafir në Moskë, për t’u ndeshur me CSKA-në. Në grupin F, ku APOEL-i i Nikozisë pret Ajaksin, spikat dueli franko spanjoll midis Paris Sen Zhërmenit dhe Barcelonës, ndërsa në grupin G, luhen takimet Shalke 04-Maribor dhe Sporting i Lisbonës-Çellsi.
Dhe, së fundi, në grupin H, Atletiko e Bilbaos është mysafire në Bjellorusi për t’u ndeshur me BATE Borisovin, ndërsa Shahtjori i Donjeckut pret Porton.
Ndeshjet e dyta të 4 grupeve të tjera, A, B, C dhe D, luhen të mërkurën.