Sonte Juventus-Napoli, një sfidë që mund të vlejë kurorën & historinë

Share Button

Juventus-Napoli

Marrë nga ABC News 13.02.2016 12:20

Juventusi dhe Napoli do të përballen sot në orën 20:45 në sfidën direkte dhe vendimtare për titullin “kampion” në Serinë A. Kjo është edhe një ndeshje mes dy protagonistëve të sezonit, Gonzalo Higuain dhe Paolo Dibala. Dikur në fushë zbrisnin dy gjeni të futbollit.

Nga njëra anë Diego Armando Maradona, ndërsa në krahun tjetër Mishel Platini. Tani asnjë prej protagonistëve nuk mban në shpinë numrin 10, por Gonzalo Higuain dhe Paulo Dibala ashtu si parardhësit e tyre kanë bëtë që sfida Juventus-Napoli të kthehet sërish në një përballje vendimtare për titull.

I pari është golashënuesi më i mirë i Serisë A. Tjetri edhe ai argjentinas po habit botën e futbollit me talentin e tij. Edhe sot në mbrëmje në “Juventus Stadium” të gjithë prozhektorët do drejtohen nga dy sulmuesit, që kërkojnë të ndihmojnë skuadrat e tyre në garën për trofeun më të rëndësishëm të futbollit italian.

Kjo ndeshje ka edhe përballje të tjera brenda saj. Një tjetër ajo mes dy trajnerëve, njëri fitues si Masimiliano Alegri në pankinën e Juventusit. “Nuk e di sa vlen për Napolin titulli kampion, por për ne do të ishte titulli i 5-të radhazi dhe Juventusi do të hynte në histori dhe ne do të kërkojmë ta realizojmë këtë objektiv”.

Tjetri Mauricio Sarri, që kërkon të konfirmohet si fitues dhe të kthejë Napolin pas 26 vitesh te titulli “kampion”. “Duhet të tregohemi të çmendur dhe të imponojmë lojën tonë, – ka thënë ai. – E vetmja mundësi për të dalë me një rezultat pozitiv është kjo dhe ne do të tentojmë të bëjmë pikërisht këtë gjë”.

Për herë të parë pas më shumë se dy dekada Napoli zbret në sfidën e sotme si kryesues, por një fitore e Juventusit do të përmbyste kreun e renditjes dhe do të kthente kampionët në fuqi sërish në pretendentët kryesorë për të fituar kurorën e kampiones në Serinë A.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh