AlbanianSport.com 07.04.2016 09:20
ASNN – Supersfida e çerekfinaleve të Ligës së Evropës, Borusia e Dortmundit-Liverpul, e vlefshme për çerekfinalet e kësaj veprimtarie, do të luhet në orën 21.05 dhe do të përcillet për teleshikuesit nga Radio Televizioni Shqiptar. Ndeshja pritet të dhurojë emocione dhe spektakël, pasi luajnë dy skuadra të mëdha të futbollit evropian. Kështu, Liga e Evropës kulmon sot me supersfidën Borusia e Dortmundit-Liverpul.
Dy skuadra me emër në futbollin evropian do të sfidojnë njëra-tjetrën në ndeshjen e parë të vlefshme për çerekfinalet e Ligës së Evropës. Kjo ndeshje do të sillet për teleshikuesit drejtpërdrejt nga Radio Televizioni Shqiptar, në orën 21.05. Trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop, rikthehet në Dortmund, në shtëpinë e vet, por tashmë jo si një prej tyre, por si kundërshtar. Pasi ai e ka drejtuar Borusian për 7 vite rresht.
Pritet që tifozët e Borusias t’i bëjnë një pritje të ngrohtë ish-trajnerit të tyre. Ndeshja Borusia e Dortmundit-Liverpul pritet të dhurojë emocione dhe spektakël pasi lojtarët e të dyja skuadrave gëzojnë një formë të mirë. Në mbrëmjen e sotme, po në orën 21.05 do të luhen edhe tre takime të tjera, Braga-Shahtjor i Donjeckut, Vijareal-Sparta e Pragës dhe Atletiko e Bilbaos-Sevilja.