Sokol Kushta: Kam besuar gjithmonë se CAS-i do ta rrëzonte UEFA-n (I)

Share Button

Sokol-Kushta

Adriatik Balla 12.07.2015 15:30

Futbolli shqiptar dhe shqiptarët në tërësi morën një lajm të bukur dy ditë më parë, pasi Gjykata e Arbitrazhit për Sport me seli në Lozanë vendosi t’i japë Shqipërisë tre pikët në tavolinë për ndeshjen ndaj Serbisë të luajtur më 14 tetorin e shkuar e të ndërprerë për shkak të dhunës ndaj Kombëtares shqiptare ende pa u mbyllur pjesa e parë. Ishte një vendim i shumëpritur nga tifozët kuqezi, nga ekipi kombëtar dhe stafi i tij dhe të gjithë sportdashësit në Shqipëri e diasporë.

Një vendim që e ngjit Shqipërinë automatikisht në në kuotën e 10 pikëve, po kaq sa Danimarka, por me një golaverazh më të mirë. Duke folur për vendimin dhe reflektimet pas kësaj ngjarjeje, ish-sulmuesi i Kombëtares, Sokol Kushta, shprehu gëzimin e tij të madh për këtë trepikësh të merituar, duke thënë se kishte besuar deri në fund se trepikëshi do të jepej dhe Serbia do të thyhej. Për Kushtën, durimi gjithë këta muaj ia ka vlejtur, sepse Shqipëria mori në fund atë që meritonte.

E po ashtu edhe Serbia mori atë që meritonte,madje duke shtuar se për serbët mund të kishte një vendim akoma më të rëndë, sepse meritonin përjashtim. Për Kushtën vendimi për të ndëshkuar Shqipërinë me 100 mijë euro gjobë për “objektin fluturues” është sërish i tepërt, i paarsyetuar dhe i palogjikshëm. Megjithatë, përtej gjobës, ai i gëzohet trepikëshit që e ngjit ekipin tonë në kuotën e 10 pikëve dhe e bën pretendent për kualifikim.

Për ish-sulmuesin kuqezi, Kombëtares i nevojiten katër pikë në tre ndeshjet e ardhshme, për të besuar kualifikimin në “Euro 2016”, duke llogaritur minimalisht një barazim me Danimarkën dhe fitoren me Serbinë, e në fund të mbetej për kualifikim ndeshja përmbyllëse me Armeninë. Në analizën e Kushtës, Kombëtarja ka punuar mirë dhe sipas tij, trajneri De Biazi ka gjetur ilaçin e duhur se si të punohet me lojtarët shqiptarë.

Kjo është intervista e tij dhënë për të përditshmen “SOT”, që AlbanianSport.com jua sjell këtu në dy pjesë dhe sot është pjesa e parë, kurse dy pjesa e dytë do të vijë nesër.

 

– Këshilli i Arbitrazhit Sportiv (CAS) i ka dhënë të drejtë Shqipërisë, duke vendosur fitoren e saj ë tavolinë në ndeshjen ndaj Serbisë. Është folur shumë rreth kësaj, por ne deshëm një mendim prej jush jo vetëm si ish-lojtar i Kombëtares dhe ndjekës i flaktë i saj, por edhe si njëri prej atyre pak shqiptarëve që ishin të pranishëm në stadiumin e Beogradit. Si do ta përkufizonit këtë vendim?

– CAS mori një vendim të shkëlqyer për ne dhe plotësisht të drejtë. Natyrisht, dje dëgjoheshin elozhe gjithandej dhe është e kuptueshme e gjitha kjo. Ne jemi popull emocional dhe kemi reagim të fortë. Gjatë këtyre muajve të tjerët janë përpjekur të gjejnë defektet tona në atë ndeshje, por unë, duke qenë atje, isha i bindur se do të na jepej trepikëshi. Këtë bindje e kisha nga fakti se organizatorët dështuan të organizonin ndeshjen, ushtruan dhunë dhe gjyqtari kishte pasaktësi në interpretim. Unë kam parë dhe Armandon (Duka, president i FSHF-së) të shqetësuar. “Na takojnë pikët”, më tha, por dukej se ishte skeptik. Këshilla ime ishte të vazhdohej të luftohej për drejtësinë, sepse na takonte. Arsyet e dhënies së një vendimi të tillë janë të shumtë dhe Arbitrazhi pati një qasje të drejtë rreth problemit, por unë mendoj se sjellja e gjyqtarit na ka ndihmuar. Në kuptimin që ai duhet të kishte zbritur në fushë dhe të respektonte rregulloren. Por ai nuk doli, nuk fërshëlleu për të mbledhur ekipet në fushë dhe nuk doli të priste. Kur unë i thoja këto gjëra, shumë syresh më dolën kundër, nuk ma morën seriozisht mendimin, por unë rregulloren e dija dhe ky gjyqtar ishte fajtor, se nuk kishte dhënë urdhër për zbritjen në fushë, pavarësisht sjelljes së njërit apo tjetrit ekip. Për mendimin tim, ky vendim ishte vënie e drejtësisë në vend dhe rrëzim i padrejtësisë së UEFA-s ndaj një vendi të vogël. UEFA veproi me dy standarde dhe, në rastin tonë, veproi politikisht dhe keq, gjë që CAS-i e ndreqi. Pas këtij vendimi, unë e përshëndeta zotin Duka, pasi në këtë rast ai ka meritën e tij së bashku me stafin e tij të ngushtë dhe të gjithë ata që ndihmuan. Ishte rezultat i shkëlqyer dhe një trepikësh i merituar. I mposhtëm, pavarsisht lobimit të tyre.

 

– Duket se Danimarka është acaruar shumë, ka reflektime nervoze nga zyrtarët e saj të futbollit. Si ju duken shqetësimet e tyre?

– Danimarka sheh interesin e saj, por është e pasinqertë. Mos harrojmë se ajo ka përfituar vite më parë, kur Jugosllavia e asaj kohe u përjashtua dhe në vend të saj u fut në Evropian Danimarka, duke e fituar madje trofeun në 1992-shin. Në atë kohë Jugosllavia u përjashtua për shkaqe politike, kurse Danimarka, që në atë periudhë mbante qëndrim të njëjtë me Evropën, duhet të mbajë të njëjtin qëndrim dhe sot. Këto sjellje nuk janë të mira. Ne kemi një shprehje të bukur që thotë “mos i hap gropën tjetrit, se bie vetë brenda”. Me serbët dhe danezët duhet të ketë vend kjo shprehje.

 

– Pas këtij trepikëshi, ndajmë vendin e dytë dhe të tretë, me golaverazh më të mirë se danezët. Përpara janë dhe katër takime të vështira, më së pari në një ndeshje direkte me Danimarkën. Si e sheh të ardhmen e ekipit në këto Eliminatore?

– Ne duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Më vjen mirë se kam qenë i drejtë në vlerësimin tim, në një kohë që të tjerë më kanë kritikuar për parashikimet e mia. Koha po më jep të drejtë. Unë kam parë gjëra pozitive tek kjo skuadër. De Biazi ka profilin e një trajneri të suksesshëm, ka përmirësim në lojë dhe imazh, rrjedhimisht dhe në rezultate. Këto rezultate që ka arritur Kombëtarja nuk vijnë rastësisht, por është bërë një punë konkrete. Pranë ëndrrës kemi qenë disa herë, ka ndodhur dhe më parë, por unë shoh sot realisht se ekipi është në pozita të forta. Megjithatë, ëndrra që ne kemi duhet lidhur me lojën dhe rezultatet.

 

– Po flisnim për ndeshjet konkretisht, se janë përballje të vështira, ndaj danezëve luajmë së shpejti dhe në fushë të huaj…

– Për mendimin tim, ndeshje vendimtare është ajo ndaj Serbisë që do ta luajmë këtu në fushën tonë. Nëse ne mbetemi me dhjetë pikë, atëherë nuk shkojmë gjëkundi. Unë e di atë rrengun e keq të pjesës së dytë të sezonit, prandaj ka rëndësi të marrim pikë në këto përballje të mbetura. Ëndrra që ne të gjithë kemi bëhet realitet me punë dhe rezultate. Është hera e parë që jemi kaq afër një veprimtarie të rëndësishme, prandaj edhe e besoj kualifikimin.

 

Vijon nesër…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh